Deklarata që tregon se LDK mund të mos e mbështesë Thaçin si udhëheqës i dialogut

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta votojë platformën për dialog të prezantuar në Kuvend, pasi që sipas kësaj partie, ai është një dokument jo serioz dhe me pretendime jokushetuese. Lumir Abdixhiku, deputet i LDK’së në Kuvendin e Kosovës, ka publikuar një deklaratë të LDK’së, ku veç tjerash thuhet se LDK mbetet e […]
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta votojë platformën për dialog të prezantuar në Kuvend, pasi që sipas kësaj partie, ai është një dokument jo serioz dhe me pretendime jokushetuese.
Lumir Abdixhiku, deputet i LDK’së në Kuvendin e Kosovës, ka publikuar një deklaratë të LDK’së, ku veç tjerash thuhet se LDK mbetet e përkushtuar për një process dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.
Deklarata e plotë:
Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.
Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë.
LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike.
Ndryshe, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ka kërkuar të vihet në votim se a të vazhdohet me pikat e papërfunduara apo të fillojë seanca me pikat e reja të rendit të ditës.
Seanca që ishte paralajmëruar sot kishte 28 pika në rend të ditës, mes tyre edhe shqyrtimi i Platformës për fazën finale të dialogut me Serbinë. Megjithatë, as kjo pikë, e as të tjerat nuk shqyrtohen pasi deputetët vendosen që së pari të vazhdojnë seancat që kanë mbetur të papërfunduara më parë.
81 deputetët kanë votuar për të vazhduar me seancat e papërfunduara. 46 deputetë votuan për Po, 32 Jo dhe 3 abstendime. 81 ishin në sallë/Periskopi/











