Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur, mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur, mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

Një prind nga Mitrovica, para pak minutave, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka shpallur djalin e tij të vdekur. Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ai ka shpëtuar. Fëmija, A.B., nga Mitrovica për 15 minuta u shpall i vdekur. Por i gjithë […]

Një prind nga Mitrovica, para pak minutave, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka shpallur djalin e tij të vdekur. Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ai ka shpëtuar.

Fëmija, A.B., nga Mitrovica për 15 minuta u shpall i vdekur.

Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15-vjeçarit. Për disa minuta statusi i tij mori dhenë në Facebook.

M.B., nga veriu i Mitrovicës, njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se djali i tij që ra në pishinë ka ndërruar jetë. Por pas pak minutash statusi i tij që doli të jetë i rrejshëm, u fshi.

Mjekët arritën ta shpëtojnë djalin i cili ndodhet në komë.

Ai  ka sqaruar se u ngut me këtë lajm dhe se të njëjtin e ka shkruar për shkak të thirjeve të shumta që ia kanë bërë të afërmit për t’u interesuar rreth shëndetit të birit të tyre.

E se djali është gjallë e kanë konfirmuar  edhe zyrtarë në policinë rajonale të Mitrovicës. Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në këtë rajon, i tha Express-it se në bazë të informatave të fundit që i kanë ata, gjendja shëndetësore e djalit është stabile.

Mediat dje kanë raportuar se pushuesi (i mituri), pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të dalë vetë më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohej se ka pësuar gjakderdhje të brendshme.

Pas nxjerrjes nga uji, ai ishte dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik