Babai i Antigona Morinës: Do të marr hak për vajzën, nuk besoj në drejtësi

Gjykata e Apelit e Kosovës në prill të këtij viti ka marrë vendim që rasti rreth vdekjes së Antigona Morina të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Bislim Morina, babai i Antigonës po pretendon se ish-dhëndëri i tij Hilmi Zena ia vrau të bijën. Thotë se dhëndëri bëri marrëdhënie seksuale me vajzën e […]
Ish-dhëndëri i familjes Morina, Hilmi Zena do të ulet sërish në bankën e të akuzuarit. Bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq pas hemorragjisë së vazhdueshme, akuzohet për shkelje detyrimeve familjare. Pas ankesës së Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës, që e kishte shpallur të pafajshëm Zenën,Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë rastin në rigjykim dhe vendosje.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për rikthimin e lëndes
Të njëjtin vendim në dorë e ka tashmë edhe Bislim Morina, babai i Antigonës, i cili thotë se e ka mirëpritur atë. Megjithatë, atij i ka humbur besimi në gjyqtarët e Gjykatës së Rahovecit të cilët do ta gjykojnë përsëri Hilmi Zenën.
Gazeta Express, ka qëndruar në familjen e të ndjerës Antigona Morina. Babai i saj thotë se është i kënaqur që lënda është kthyer në rigjykim.
“Unë jam i kënaqur nga prokuroria e Gjakovës që e ka marrë iniciativën që lëndën ta qojë përpara. Unë jam i kënaqur që rastit për vdekjen e vajzës sime po i jepet dritë. Unë shpresoje që rasti me dal në dritë. Por 90% jam i bindun që ko me dështua apet. Unë njëherë veç drejtësi po lypi. E pas kësaj do t’i padisë të gjithë ata që e kanë shkel ligjin” thotë babai i Antigonës.
Por nëse kjo çështje nuk zgjidhet nga ana e organeve të hetuesisë kosovare, Bislim Morina, po thotë se këtë punë do ta zgjidhë vet.
“Të hënën ne kemi prap gjykim. Ishalla kemi sukses, e nëse jo, unë do t’ia grahi vet. Du me shitë ni lopë, tokë a diçka, du me ble ni armë edhe me u ballafaqua”, thotë ai. Nga familja Morina, po ashtu kanë folur edhe për deklaratat e familjes së ish-dhëndrit të cilët i kanë akuzuar se këtë punë familja e së ndjerës po e bënë vetëm për para.
“Ata familja e atij (ish-dhëndrit), kanë thanë që këtë punë e kom ba për pare. Unë evladin nuk e shes për pare. Unë jom ka luftoj për drejtësi. Ai s’mundet me më ba kriminel e me më akuzu”, thotë Bislim Morina babai i Antigonës e cila vdiq shtatë vite më parë në ditën e tretë të martesës.
Nga familja e ish-dhënderrit nuk kanë dashur që të flasin rreth kësaj cështjeje. Ata më herët i kanë thënë Expressit se gjykata e ka dhënë fjalën përdundimtare për këtë rast.
“Gjykata e ka shpallur të pafajshëm Hilmi Zenën, duke u bazuar në faktet dhe ligjet në fuqi. Madje, ky vendim është vërtetuar edhe një shkallë më lart në Gjykatën e Apelit, e cila e ka vlerësuar si vendim të bazuar mirë”, kishin deklaruar nga Gjykata. E seanca e parë par rikthimin në rigjykim për këtë rast pritet të behet të hënën. Pala e dëmtuar po pretendon se nuk do ta pranojë në seancë avokatin e familjes Zena.
Për këtë rast është angazhuar avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës. Ajo me kërkesën e familjes, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës që të bëjë përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabanit.
Antigona Morina nga fshati Radoc i komunës së Rahovecit, vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore së ndjerës.












