Zyra e kryeministrit Haradinaj hesht para deklarimeve të presidentit Thaçi

Zyra e kryeministrit Haradinaj hesht para deklarimeve të presidentit Thaçi

Kidnapimi në rrugë dhe dëbimi me forcë i 6 gylenistëve nga Kosova në Turqi në fund të muajit mars kishte acaruar raportet në skenën politike. Ndaj kësaj vepre të Presidentit Hashim Thaçi, kishte reaguar shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj duke shkarkuar Ministrin e Brendshëm Sefaj dhe shefin e AKI’së Driton Gashin. Por, tani teksa ka […]

Kidnapimi në rrugë dhe dëbimi me forcë i 6 gylenistëve nga Kosova në Turqi në fund të muajit mars kishte acaruar raportet në skenën politike. Ndaj kësaj vepre të Presidentit Hashim Thaçi, kishte reaguar shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj duke shkarkuar Ministrin e Brendshëm Sefaj dhe shefin e AKI’së Driton Gashin. Por, tani teksa ka kaluar zhurma, Thaçi po i vazhdon lojërat. Ai thotë se Haradinaj, Ministrin Sefaj e ka shkarkur për shkak të arrestimit të Gjuriqi, duke dashur të tregojë se me cështjen e gylenistëve gjithçka ka qenë në rregull ose për t’u larë para ndërkombëtarëve dhe Serbisë rreth rastit të kryenegociatorit serb.

Presidenti Thaçi ka tentuar mbrëmë ta përgënjeshtrojë kryeministrin Haradinaj  rreth vendimit për  shkarkimin e ministri Flamur Sefaj, duke thënë se ai është larguar për shkak të arrestimit të Gjuriq  Megjithatë, Zyra e Kryeministrit vazhdon ta trajtojë me maturi Presidentin. Avni Arifi ka mbrojtur vendimin e Haradinajt për shkarkimet, por është treguar  i kujdesshëm ndaj Thaçit.

Avni Arifi, shef i Stafit të kryeministrit Haradinaj ka thënë se nuk komenton deklaratat e presidentit, por bën me dije se Qeveria qëndron pas arsyeve të shkarkimit të ministrit e shefit të AKI’së, pas rastit të rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq.

“Respekt për Presidentin por nuk e komentoj këtë deklaratë të tij duke qëndruar fuqishëm prapa arsyetimeve qe kemi dhënë kur ka ndodhë rasti dhe kur kemi ndërmarrë veprimet qe ju përmendni”, ka thënë Arifi.

Derisa kryeministri i vendit tregohet i rezervuar në deklaratat e tij ndaj Presidentit, ky i fundit çon deri në fund planet e tij. Thaçi dje hodhi dyshimet e tij në vendimin që kishte marrë kryeministri për shkarkimin e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Haradinaj deklaroi shumë herë se shkarkimet kishin ndodhur kryekëput për shkak të arrestimit të gylenistëve, Thaci tha se nuk ishte ashtu.

I pari i vendit tha dje se Sefaj është shkarkuar për shkak të arrestimit të Gjuriqit dhe jo për shkak të kidnapimit të turqve, ndonëse vendimi i Kryeministrit për shkarkim kishte tjetër përmbajtje.

“Unë besoj se ministri është larguar për shkak të reagimit ndaj Gjuriqit se sa për rastin tjetër. Për mua ka qenë ministër i mirë dhe i përgjegjshëm. Edhe shefi i AKI-së ka kryer një punë shumë të mirë, por rrethanat politike kërkuan që të ndodhë ajo që ndodhi”, tha Thaçi.

Presidenti mbrëmë pati mundësi të paraqiste cdo gjë irracionale, madje edhe rrëmbimin e gylenistëve, si diçka krejt normale, që, sipas tij, s’kishte marrë vëmendjen ndërkombëtare, ani pse nga zyrtarë të BE’së kishin vërshuar kritikat për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut.

Reagimet për rastin ishin të ashpra e të zëshme, por presidenti mbrëmë, edhe njëherë bëhej si i shurdhër. Tha se askush në Bruksel e as në Berlin nuk ia kishte përmendur.

“Në asnjë moment në asnjë fjali, në asnjë rrethanë. Nuk ma ka hapur askush këtë çështje”, tha Presidenti kur u pyet nëse Merkel ia kishte përmendur kidnapimin e turqve.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja