Zbulohet hasmëria e vjetër ndërmjet familjes së Arben Gashit dhe Xhavit Halitit (Dokument)

Zbulohet hasmëria e vjetër ndërmjet familjes së Arben Gashit dhe Xhavit Halitit (Dokument)

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti dhe familja e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, nga Ruhoti i Pejës, kanë hasmëri të vjetra qysh nga vitet ‘90. Vëllai i Arben Gashit, Flamuri, përflitet se ka qenë një prej njerëzve që më së shumti i ka dëmtuar eksponentët e LPK-së në Tiranë, si bashkëpunëtor i Shërbimit […]

Vëllai i Arben Gashit, Flamuri, përflitet se ka qenë një prej njerëzve që më së shumti i ka dëmtuar eksponentët e LPK-së në Tiranë, si bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë në kohën sa ky shërbim udhëhiqej nga Bashkim Gazideda.

Në Tiranë, shumicën e kohës kishte vepruar edhe Xhavit Haliti, i cili ishte në krye të organizimeve të lëvizjes kombëtare atje.
Flamur Gashi, vëllai i deputetit Arben Gashi, i ishte bashkuar Partisë Demokratike dhe Sali Berishës në Shqipëri, duke u bërë një prej kosovarëve më të besueshëm të tij, të cilin e kishte emëruar pastaj edhe Ambasador të Shqipërisë në Bosnje e Hercegovinë, sapo kishte marrë shtetësinë e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, si bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, në kohën e Gazidedës, domeni i veprimtarisë së vëllait të Arben Gashit thuhet se ishte vetëm survejimi i eksponentëve të LPK-së dhe veprimtarisë së tyre në Shqipëri.

Por, dyshimet e njerëzve të LPK-së ndaj familjes Gashi nga Ruhoti i Pejës ishin edhe më të mëdha.

Bazuar në dokumentet serbe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, autoritetet serbe kishin arritur të rekrutojnë një shqiptar nga Ruhoti i Pejës menjëherë pas demonstratave të vitit 1968, i cili ishte edhe vetë pjesë e organizimit të atyre demonstratave.

Ky i rekrutuar i autoriteteve serbe, përshkruhet si ish-mësues që më vonë kishte punuar edhe si referent për pranimin e punëtorëve në Organizatën Hidroekonomike të Pejës, të quajtur “Erozija”.

Infokusi ka siguruar një dokument ekskluziv të CRDB-së, i cili mban datën 6 maj 1999, ku përmendet lidhja operative e tyre nga fshati Ruhot i Pejës.

Gjatë periudhës 1991-1998, sipas informacioneve që posedon Infokusi, me direktiva të CRDB-së, mësohet se mbi 50-60 herë kishte shkuar “ilegalisht“ në Shqipëri përmes Liqenit të Tuzit, gjoja për të vizituar djalin e tij të madh, që në vitin 1991 kishte ikur në Shqipëri.

Linja informative e autoriteteve serbe „Lidhja Operative e Ruhotit“, thuhet se raportonte edhe për aktivitetin ilegal të eksponentëve të LPK-së në Shqipëri.

Kjo linjë vlerësohet se i kishte bërë dëme të mëdha çështjes kombëtare, sepse kryesisht aktiviteti për çlirim dhe luftë të armatosur në Kosovë organizohej në Shqipëri.

Si lidhje operative e shërbimit sekret jugosllav, “Lidhja Operative e Ruhotit” përshkruhet në shumë dosje serbe dhe në të gjitha kombinimet ato lidhen me dosjen e një ish-veprimtari, që kishin arritur ta rekrutojnë, të cilit Infokusi nuk i zbulon emrin meqë nuk ka arritur ta konfirmojë.

Sipas njerëzve të afërt me ngjarjet e atyre viteve, ky njeri duke pasur kontakte me atdhetarë të dëshmuar të ish-ilegales së Kosovës, në mënyrë permanente i kishte dëmtuar proceset në përgjithësi dhe individët në veçanti, përfshirë këtu edhe Xhavit Halitin dhe aktivitetin e tij organizativ në Shqipëri.

Përgjatë luftës 1998-1999, mësohet se ky njeri ishte marrë në pyetje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila edhe i kishte ndaluar atij veprimtarinë në zonat ku vepronte.

Si bashkëpunëtor i shërbimit serb, autoritetet serbe mësohet se i kishin dhënë atij edhe revole me leje sikurse policëve lokalë dhe njerëzve besnikë të tyre në Rrafshin e Dukagjinit.

Vlen të theksohet se në dosjen personale, ky njeri përshkruhet si i lindur në Mamuraz të Shqipërisë në vitin 1942, prej ku familja e tij menjëherë ishte shpërngulur nga Shqipëria në fshatin Ruhot të Pejës, ku edhe sot jetojnë./Infokusi.com/

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj