Vritet një palestinez në protestat në Rripin e Gazës

Vritet një palestinez në protestat në Rripin e Gazës

  Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez të premten, në javën e shtatë të protestave në kufirin në Gaza, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, transmeton AFP. Jaber Abu Mustafa ka vdekur pasi është qëlluar me armë në krah në Rripin e Gazës, ka deklaruar kjo ministri. Afro 150 palestinezë janë qëlluar nga forcat izraelite prej […]

 

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez të premten, në javën e shtatë të protestave në kufirin në Gaza, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, transmeton AFP.

Jaber Abu Mustafa ka vdekur pasi është qëlluar me armë në krah në Rripin e Gazës, ka deklaruar kjo ministri.

Afro 150 palestinezë janë qëlluar nga forcat izraelite prej fillimit të protestave, ka thënë ministria.

Ky rast e dërgon në 53 numrin e palestinezëve të vrarë prej nisjes së protestave më 30 mars, në të cilat po kërkohet që palestinezët të kthehen në shtëpitë e tyre, prej të cilave kanë ikur më 1948 dhe të njëjtat tani janë nën administrimin e Izraelit.

Mijëra palestinezë janë mbledhur në pesë pika kyçe afër kufirit.

Forcat izraelite janë përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Ushtria e Izraelit ka thënë se rreth 1,500 palestinezë kanë marrë pjesë në protestë.

Ushtria izraelite është akuzuar për përdorim të forcës së tepruar kundër protestuesve, andaj Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për hetime të pavaruara.

Protestat pritet të përfundojnë javën e ardhshme.

Të hënën Shtetet e Bashkuara pritet të bartin ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Mijëra persona pritet të mblidhen afër kufirit madje është raportuar se disa prej tyre edhe do të tentojnë të kalojnë në anën tjetër të territorit.

Lëvizja islamiste Hamas kontrollon Gazën nga viti 2007 dhe ka luftuar tri herë më Izraelin që ka ajo kohë.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja