Vetura me targa të Gjilanit godet tifozët e Prishtinës në Pejë (Video)

Një përleshje fizike ka ndodhur para pak minutave në dalje të stadiumit të Pejës, ku u zhvillua ndeshja e kampionatit Drita-Prishtina. Por përpos kësaj përleshje sipas burimeve të Indeksonline një veturë e tipit ‘Passat’ ka shkelur disa persona, tifozë të klubit futbollistik Pristhina. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente përderisa dyshohet se […]
Një përleshje fizike ka ndodhur para pak minutave në dalje të stadiumit të Pejës, ku u zhvillua ndeshja e kampionatit Drita-Prishtina.
Por përpos kësaj përleshje sipas burimeve të Indeksonline një veturë e tipit ‘Passat’ ka shkelur disa persona, tifozë të klubit futbollistik Pristhina.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente përderisa dyshohet se janë 6 apo 7 persona të goditur nga kjo veturë.
Duhet përkujtuar që Policia e Kosovës sot ka shtuar forcat e sigurisë në Pejë për arsye të mundësisë të tendosje së situatës në mes tifozëve.











