Spalletti siguron: Ne besojmë 100% në Ligën e Kampionëve

Spalletti siguron: Ne besojmë 100% në Ligën e Kampionëve

Barazimi i Lazios në fushën e Crotone ka ardhur si një dhuratë nga Perëndia për Interin, që ishte i freskët nga marrja e dy shuplakave prej Sassuolo. Por, Lazio nuk ka përfituar prej hapit fals të zikaltërve, duke iu dhënë këtyre të fundit edhe një shans të fundit. Tashmë, skuadra e Spallettit do të duhet […]

Barazimi i Lazios në fushën e Crotone ka ardhur si një dhuratë nga Perëndia për Interin, që ishte i freskët nga marrja e dy shuplakave prej Sassuolo.

Por, Lazio nuk ka përfituar prej hapit fals të zikaltërve, duke iu dhënë këtyre të fundit edhe një shans të fundit. Tashmë, skuadra e Spallettit do të duhet të fitojë me çdo kusht përplasjen e drejtpërdrejtë, në “Olimpico”, të dielën.

Një situatë e cila, në mënyrë paradoksale, do të kishte qenë e njëjtë edhe në qoftë se Icardi me shokë do të kishin rezultuar të suksesshëm kundër Sassuolo. Në këtë rast, të dyja ekipet do të jenë në nivelin e 72 pikëve, por Interi duhet vetëm të fitojë, sepse e ka golaverazhin të pafavorshëm në raport me kryeqytetasit.

Ky ballafaqim do të jetë me shumë vlerë për një sezon më pas, njëlloj derbi. Trajneri Luciano Spalletti, duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, ka pranuar se i jepet një mundësi e fundit e artë ekipit që drejton për të kapur zonën “Champions”, ndërsa shpreson që fati të mos e braktisë deri në fund: “E kam filluar sezonin duke besuar në Ligën e Kampionëve. Edhe tani, unë besoj 100% në këtë objektiv”.

Optimizmi nuk mungon, pavarësisht rezultatit të fundit zhgënjyes. Spalletti shton: “E vërtetë se ky ishte një rezultat shumë i keq. Nuk morëm atë që duhet mbrëmjen e së shtunës, por nuk ishte një performancë shumë e keqe. Ndoshta e kishim marrë pak lehtë kundërshtarin, por fusha e lojës tregoi të kundërtën. Kishim biseduar rreth respektit që duhej të kishim për rivalin përballë, për vështirësinë e kësaj loje dhe do të donim të fitonim edhe 1-0. Ekipi ka qenë shumë i ndezur, në kohë të ndryshme u bllokua emocionalisht”.

Icardi është duke marrë një rol udhëheqësi në këtë duel të mrekullueshëm, pavarësisht kritikave: “Nëse jemi ende duke luftuar për të fituar një vend në Champions, më shumë është merita e tij. Icardi ka bërë që të fitojmë shumë nga pikët që kemi në klasifikim, të na lejojë të shpresojmë ende tek objektivi. Mauro ka vetëm merita, nuk mund të kritikohet”.

Parakushtet për të vazhduar me këta lojtarë edhe sezonin e ardhshëm janë të gjitha: “Të gjithë lojtarët e mi po bëjnë mirë dhe duhet të qëndrojnë tek Interi. Është e qartë se hyrja në Ligën e Kampionëve do të ishte një plus për shumë situata, por ata duan të vazhdojnë të luajnë me Interin. Të gjithë janë shumë të qartë. Te grupi që posedoj kam gjetur të gjitha cilësitë dhe karakteristikat, që duhen për të ndërtuar një ekip të fortë. Do të isha i lumtur që të shkoj përpara me to”, përfundoi ai./

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova