Spallet merr një dhuratë pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Spallet merr një dhuratë pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Pas gjashtë vitesh të “xhehenemit”, Interi kthehet në parajsë, i udhëhequr nga Luciano Spalletti. Kundër Lazios duket se vendosi një moment, por ai kurrë nuk e humbi optimizmin. Mendoi për ndryshimet, mori avantazhin e rënies së kundërshtarëve dhe ndëshkoi kolegun e tij, Simone Inzaghi. Në ngazëllimin përfundimtar, pas bilbilit të gjyqtarit, pothuajse i zemëruar, Luciano […]

Pas gjashtë vitesh të “xhehenemit”, Interi kthehet në parajsë, i udhëhequr nga Luciano Spalletti.

Kundër Lazios duket se vendosi një moment, por ai kurrë nuk e humbi optimizmin. Mendoi për ndryshimet, mori avantazhin e rënies së kundërshtarëve dhe ndëshkoi kolegun e tij, Simone Inzaghi.

Në ngazëllimin përfundimtar, pas bilbilit të gjyqtarit, pothuajse i zemëruar, Luciano Spalletti shkoi në sektorin e tifozëve zikaltër dhe filloi me të thirrura: Eshtë për ju, është për ju!. Pa dashje, kjo nxiti disa tifozë të Lazios kundër tij. Shpërthimi është i detyruar, është i nevojshëm, sepse për ish-trajnerin e Romës, ky ishte një sezon i mbushur me presion dhe ulje e ngritje. Por objektivi, edhe një herë, është sjellë në shtëpi.

Për të kuptuar se sa Luciano Spalletti ka hyrë në “interismin” e vërtetë, mjafton të kuptojmë gjestin që bëri në fund të ndeshjes. Pas 38 javëve kampionat dhe 37 intervistave pas ndeshjeve, trajneri zikaltër nuk ka dashur të flasë mbrëmë, duke e lënë të gjithë skenën dhe kamerat për lojtarët e tij. I pari është kapiteni Mauro Icardi, pastaj Andrea Ranocchia, simbol i rilindjes dhe Interit afatgjatë negativ në këto vite.

Mbrojtësi i Interit, në “Premium Sport”, tha: “Brozovic dhe unë ishim lojtarët më të kritikuar në të kaluarën, por me Spalletin kemi pasur rritje të pabesueshme” . Tani, tifozët zikaltër, të cilët kurrë nuk kanë dështuar të japin mbështetjen e tyre, edhe falë Spallettit, pavarësisht atyre gabime të vogla, që ishin në funksion në një sezon negativ (si zëvendësimi i diskutueshëm i Santon kundër Juventusit), janë të karikuar për atë që vjen. Me tifo pa kushte për skuadrën e zemrës, që rikthehet në Champions pas gjashtë vitesh mungesë.

Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, rinovimi i kontratës së Spalletti tani bëhet formalitet i pastër. Kontrata e tij sktuale skadon në vitin 2019, por së shpejti udhëheqja zikaltër do ta zgjasë atë deri në vitin 2021. Por, pavarësisht nga Champions-i, familja “Zhang” nuk ka pasur ndonjë dyshim në lidhje me të ardhmen e tij, për shkak se nga dita e parë e trajnimit nga Luciano Spalletti gjërat kanë shkuar mirë në shtëpinë zikaltër…

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova