Shpërthimi i sëmundjes vdekjeprurëse Ebola rrezikon 10 vende me miliona banorë

Shpërthimi i sëmundjes vdekjeprurëse Ebola rrezikon 10 vende me miliona banorë

Agjencia shëndetësore e Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OKB) shpreson të mos ketë një përhapje masive të epidemisë siç kishte ndodhur në vitin 2014 në Afrikën perëndimore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) të premten tha se 10 vende, përfshirë edhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC) dhe fqinjët e tij, janë të rrezikuara të preken nga […]

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) të premten tha se 10 vende, përfshirë edhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC) dhe fqinjët e tij, janë të rrezikuara të preken nga epidemia vdekjeprurëse Ebola.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, dhe jemi duke planifikuar të gjitha skenarët, përfshirë edhe më të keqën”, tha shefi i reagimeve emergjente të WHO-së me bazë në Zhenevë, Peter Salama. Deri në 18 persona dyshohet se deri më tash janë prekur nga ky virus.

Salama u shpreh se zyrtarët e WHO-së janë shumë të shqetësuar rreth përhapjes masive të Ebolas në Kongo dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Shpërthimi i këtij virusi është i nënti që prej kohës kur është zbuluar në vitin 1976 në Zaire, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

Më shumë se 11, 000 persona kanë vdekur si rezultat i infeksionit që shpërtheu në Afrikën perëndimore, pasi virusi ishte shpërndarë edhe në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone. Afro 29, 000 raste janë regjistruar që prej marsit të vitit 2014 deri në mars të vitit 2016.

Simptomat e këtij virusi përfshijnë ethe, dobësi intensive dhe të vjella. Periudha e rritjes varion nga dy deri në 21 ditë./Periskopi/ 

Patients receiving treatment during the 1976 outbreak

Bildergalerie Ebola - Schutzbekleidung für Ärzte und Pfleger Englisch

Bestattung eines an Ebola Verstorbenen (Foto: Reuters/James Giahyue)

Ebola Isolierstation in Liberia (Foto: Zoom Dosso/AFP/Getty Images)

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve