Shfrytëzuesit e ujit nga Radoniqi kanë mbetur pa ujë

Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të ujit që furnizohen nga Radoniqi, kanë mbetur paujë. Banorë të Komunës së Rahovecit dhe të Rogovës së Hasit kanë njoftuar KosovaPress-in se për më shumë se 24 orë janë pa ujë. Kurse zyrtarë të Kompanisë së Ujësjellësit Radoniqi, kanë bërë të ditur për KosovaPress, se ndërprerja e […]
Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të ujit që furnizohen nga Radoniqi, kanë mbetur paujë.
Banorë të Komunës së Rahovecit dhe të Rogovës së Hasit kanë njoftuar KosovaPress-in se për më shumë se 24 orë janë pa ujë.
Kurse zyrtarë të Kompanisë së Ujësjellësit Radoniqi, kanë bërë të ditur për KosovaPress, se ndërprerja e furnizimit me ujë është shkaktuar si pasojë e pëlcitjes së një gypi kryesor furnizues me ujë në fshatin Xerxë.
Ekipet e dërguara nga Gjakova dhe Rahoveci janë duke u munduar ta evitojnë problemin, por se edhe sonet u duhet banorëve të mbesin pa ujë, pasi defekti nuk mund të sanohet shpejt, pasi gypi që ka shpërthyer është furnizuesi kryesor i ujit, i dimensionit F-800.
Banorët janë ankuar se përveç ndërprerjes së fundit, ata përballën pa paralajmërim me reduktime të shpeshta të ujit.












