SHBA-ja paralajmëron fundin e Vuçiqit nëse nuk e pranon propozimin për Kosovën

SHBA-ja paralajmëron fundin e Vuçiqit nëse nuk e pranon propozimin për Kosovën

SHBA dhe superfuqitë perëndimore ia kanë dorëzuar planin e zgjidhjes për Kosovën kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, merr vesh gazeta serbe “Blic”.  Megjithatë pala serbe e ka vlerësuar propozimin si “të keq”! Takimet e shpeshta të përfaqësuesve të vendeve të Kuintit, e sidomos veprimi i shpejtuar i administratës së presidentit amerikan Donald Trump, nuk është […]

Takimet e shpeshta të përfaqësuesve të vendeve të Kuintit, e sidomos veprimi i shpejtuar i administratës së presidentit amerikan Donald Trump, nuk është i rastësishëm, vlerëson gazeta serbe.

Vendet perëndimore ia kanë dorëzuar planin e tyre kryetarit të Serbisë.“SHBA dhe vendet perëndimore i kanë dorëzuar parimet dhe principet e veta, por për ne kjo nuk është mirë.

Nuk mund të fitojmë asnjë komunë, AKS, do të fitoj njëfarë statusi, por ende nuk dihet se cilin status do ta ketë”, ka thënë për “Blic” burimi i njoftuar me detajet e propozimit.

Në përpilimin e këtij dokumenti kanë marrë pjesë Wess Mitchell, ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan për Evropë dhe Evroazi, Helga Schmidt, zëvendësja e përfaqësueses së lartë të BE për politikë të jashtme dhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

“Kryetari serb është i vetëdijshëm se kjo ofertë e Perëndimit është joserioze me të cilën nuk mund të dalë para qytetarëve”, pretendon burimi i gazetës.

Siç merret vesh, Wess Mitchell, disa pjesë të planit i ka prezantuar edhe OJQ-ve serbe duke thënë haptas se Serbia është e detyruar ta pranojë këtë. Sipas njërit nga pjesëmarrësve nga radhët e OJQ-ve, është e qartë se Amerika po nxiton ta zgjidhë çështjen e Kosovës gjë që i përgjigjet edhe fuqive të mëdha të Perëndimit, dhe ndoshta kjo të kryhet deri në fund të këtij viti.

Mitchell ishte shumë i drejtpërdrejtë, thotë burimi i gazetës, ai iu kishte thënë pjesëmarrësve se “nëse Vuçiq nuk e pranon këtë plan, ka kush e pranon, por se mospranimi do të ishte fund për të (Vuçiqin) dhe për Serbinë”.

Me këtë rast Mitchell ka folur edhe për mjetet financiare të cilat i ka dedikuar Perëndimi për shpejtimin e gjithë këtij procesi. Kjo fletë qartë se diplomacia perëndimore është duke punuar “në shpejtësinë e gjashtë” për mbylljen urgjente të çështjes së Kosovës.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin