Sejdiu i përgjigjet Kurtit, i tregon se kush ka frikë nga zgjedhjet

Sejdiu i përgjigjet Kurtit, i tregon se kush ka frikë nga zgjedhjet

Deputeti Dardan Sejdiu, ish-anëtar i Vetëvendosjes e tash shef i grupit të deputetëve që lanë këtë parti, ka hedhur akuza për oportunizëm e populizëm ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurti. Duke folur në emër të Partisë Socialdemokrate, ai ka thënë se diskutimi për shkuarjen në zgjedhje të reja pa i pasur numrat është oportunizëm dhe […]

Duke folur në emër të Partisë Socialdemokrate, ai ka thënë se diskutimi për shkuarjen në zgjedhje të reja pa i pasur numrat është oportunizëm dhe popullizëm. Ka thënë kështu kur është pyetur nga Kosovapress nëse kjo parti do të marrë pjesë në tryezën që Vetëvendosje po e thërret për të premten, e në të cilën propozon që të diskutohet për datën e zgjedhjeve.

Sejdiu ka thënë se partia e tij e re do të shkojë në tryezë, por nuk është dakord që në këtë tryezë të diskutohet për zgjedhje.

“Ne si Parti Socialdemokrate e kemi shprehur qëndrimin tonë, që do të jemi në secilën tryezë ku ftohemi. Në këtë moment që po flasim ne ende nuk kemi ftesë. Kemi deklarime publike të zyrtarëve të VV-së. Por në momentin që ta kemi ftesën do ta shohim dhe agjendën, rendin e ditës dhe do ta trajtojmë në kuadër të partisë dhe me gjasë do të jemi pjesë e asaj tryeze”, ka thënë Sejdiu.

“Konsensus sa i përket zgjedhjeve me një Qeveri, e cila nuk do zgjedhje, nuk mund të ketë. Dhe thjeshtë duhet të ikim prej këtyre temave populliste, të trajtimit të opsionit të zgjedhjeve. Në momentin që janë numrat, atëherë dhe niset mocioni dhe përfundojmë me rrëzim të qeverisë. Përderisa nuk ka numra, çdo trajtim i kësaj teme është veçse mundësi dhe potencial për të ikur prej temave si p.sh., temat që mund t’i rregullojmë me Kuvend… Jemi për, kjo qeveri çdo ditë tregon se nuk është duke e bërë punën që duhet bërë. Por a jemi për të qëndruar në këtë diskutim pa i pasur numrat, mendoj që kjo është edhe oportunizëm edhe popullizëm”, thotë Sejdiu.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit