Remzi Ejupi: Po bëhet presion i madh që ndeshja të mos zhvillohet në Prishtinë

Remzi Ejupi: Po bëhet presion i madh që ndeshja të mos zhvillohet në Prishtinë

Është bërë presion i madh gjatë natës që mos të lejohet zhvillimi i ndeshjes. Sot u mbajt takim në ambientet e stadiumit ndërmjet zyrtarëve të Komunës, të Ministrisë, ndërtuesit, klubit dhe të federatës. Takimi kishte shumë tension përshkak këmbëngulësisë e presionit nga ana e FFK-s që kjo ndeshje mos të zhvillohet në stadiumin e qytetit. […]

Është bërë presion i madh gjatë natës që mos të lejohet zhvillimi i ndeshjes.

Sot u mbajt takim në ambientet e stadiumit ndërmjet zyrtarëve të Komunës, të Ministrisë, ndërtuesit, klubit dhe të federatës.

Takimi kishte shumë tension përshkak këmbëngulësisë e presionit nga ana e FFK-s që kjo ndeshje mos të zhvillohet në stadiumin e qytetit. E këtë motiv të zyrtarit të FFK-s, zëvendëssekretari, Arianit Ahmeti, nuk e kupton më askush. Sidoqoftë MKRS do të vendos pasdite se a do të zhvillohet ndeshja në stadiumin e qytetit a jo, megjithatë shpresa vazhdon të mbesë në klub.

“Për të luajtur në stadium janë deklaruar për Komuna, Ministra edhe punëkryesi dhe janë pajtuar se një pjesë e madhe e punimeve janë kryer, kurse përfaqësuesi i federatës vazhdimisht ishte kundër duke e potencuar vazhdimit se kush e merr përgjegjësinë, se stadiumi nuk është i licencuar, e se nuk i plotëson kushtet pa e marrë licencën nga FFK. Kurse ne e dimë sa shumë stadiume janë të licencuara me kushte minimale apo s’kanë fare kushte edhe ky del të jetë që është problemi. Mua më ka befasuar dhe më ka habitur, sepse dje e takova kryetarin e federatës dhe dukej dhe u bind të ishte dakord, kurse brenda natës nga mbrëmë e deri sot ka ndryshuar qëndrimi. Presioni ka ardhur nga federata që mos të luhet ndeshja në stadiumin e qytetit dhe të luhet diku tjetër, ku do tjetër vetëm këtu jo. Dhe duan që federata të jetë ajo e para që e bënë hapjen, e unë them se nuk do të bëjmë hapje. Ne ende shpresojmë nga ministri ta mbështet kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet këtu. Pra, po shihet që është luftë meritash kush do ta prej shiritin, e ne nuk po presim shirit, por po duam të zhvillojmë vetëm ndeshjen e shiritat mund të prehen edhe më vonë. Fundi i fundit kjo është meritë e qytetarëve, për arsye se ky stadium është ndërtuar me taksa të qytetarëve e jo me taksat e askujt personale. Përfundimisht mendoj që fajtor është presioni i madh dhe kryesor nga federata që mos të zhvillohet kjo ndeshje këtu.Megjithatë, prapë unë besoj që pasdite do të vendoset që ndeshja të luhet këtu”, ka thënë kryetari i klubit, Remzi Ejupi pas takimit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova