Reagon klubi i Gjilanit: Na ofenduan me kore raciste! (Foto)

Reagon klubi i Gjilanit: Na ofenduan me kore raciste! (Foto)

Gjilani dje luajti baraz 0:0 me Vëllaznimin në Gjakovë  Ndeshje e tensionuar u zhvillua në Gjakovë, ku Vëllaznimi ishte nikoqir i Gjilanit në ndeshjen e cila kishte vlerë të madhe pasi vendosej se cila skuadër do të vazhdonte garat në Superligën e Kosovës, transmeton Periskopi. Ndeshja u ndërpre në minutën e 91-të nga Genc Nuza, […]

Ndeshje e tensionuar u zhvillua në Gjakovë, ku Vëllaznimi ishte nikoqir i Gjilanit në ndeshjen e cila kishte vlerë të madhe pasi vendosej se cila skuadër do të vazhdonte garat në Superligën e Kosovës, transmeton Periskopi.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 91-të nga Genc Nuza, gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa dha urdhër për zbrazjen e stadiumit, me lojën që më pas u mbyllë 0:0 dhe me këtë rezultat Gjilani mbeti në Superligë, derisa gjakovarët do të luajnë në barazh.

Gjatë incidentit në fund të takimi u lëndua Betim Haxhimusa, derisa klubi i Gjilanit sot ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook.

“REAGIM

Ndeshja e djeshme mes Vëllazanimit dhe Gjilanit që u zhvillua në Gjakovë la shumë për të dëshiruar nga ana organizative si nga stafi i klubit Gjakovar githashtu edhe nga ana e tifozëve të tyre.

-Me të mbërritur në stadium diku rreth orës 15:00 skuadra jonë filloi të ofendohet në kor nga tifozët vendas me fyrje të ndryshme raciste.Në vazhdimin e takimit presioni vetëm sa shtohej,atë që nuk mundeshin ta bënin në fushë futbollistët e Vëllaznimit,ndihmësit e trajnerit dhe antarë të ndryshëm të stafit mundoheshin në mënyrat më të rënda si ofendime ndaj futbollistëve dhe trajnerëve tanë që këtë ndeshje ta fitonin.Kjo nuk ishte e tëra pasiqë edhe ndaj tifozëve tanë që kishin udhëtuar dje drejt Gjakovës pati ofendime të ndryshme e deri te hudhjet e gjësendeve të ndryshme drejtim tyre nga ana e tifozëve vendas.

-Fundi i takimit ishte fatal për futbollistët dhe trajnerët që gjindeshin në fushë.Ata që quhen tifoz e dje më së paku e merituan këtë epitet,filluan hedhjen e sendeve të forta drejtuar fushës dhe bankës rezervë ku nga kjo mbetën të lënduar futbollisti ynë Betim Haxhimusa i cili u godit në kokë nga një shishe e qelqit dhe u desh ndërhyrje e shpejt dhe ndihmës trajneri Burim Shala i cili u godit në këmb ku të dyt u desh që plagët e marra ti qepnin.Fusha ishte e vërshuar nga gurët dhe sendet e ndryshme e cila më së paku ngjante në një fushë futbolli ku si pasojë e gjithë kësaj gjyqtari kryesor Nuza dha shenjë që skuadrat të futen në zhveshtore ku dhe vazhduan ofendimet nga stafi i Vëllaznimit karshi lojtarëve dhe stafit tonë.Por fatmirësisht e gjith kjo ngjarje përfundoi pa fatalitet të madh.

Kryesia e SC Gjilanit shpreson që ngjarjet si këto që më së paku kan vend në një fushë futbolli të mos përsëriten më sepse dje u rrezikua seriozisht shëndeti i lojtarëve tanë.Ne kërkojmë që Federata e Futbollit të merr masa dhe ti ndëshkoj veprimet e tilla.

Kryesia e “SC Gjilani”
Gjilan,20 Maj,” thuhet në postimin e klubit të Gjilanit. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova