Punëtorët e Telekomit i reagojnë Haradinajt: Nuk pranojmë ulje të pagave

Punëtorët e Telekomit i reagojnë Haradinajt: Nuk pranojmë ulje të pagave

Sindikalistët e Telekomit kundërshtojnë idenë për ulje të pagave për punëtorët e kësaj kompanie.I fundit që paralajmëroi një gjë të tillë është kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili sot tha se ka mundësi që pagat e punëtorëve të ulen për 10 përqind ndërsa ato të menaxhmentit të Telekomit deri në 20 përqind. Krejt kjo sipas […]

Krejt kjo sipas Haradinaj për ta shpëtuar Telekomin nga falimentimi.Por këtë paralajmërim të kryeminsitrit e kundërshtojnë ashpër punëtorët e Telekomit pasi që sipas krerëve të Sindikatës punëtorët nuk janë fajtorë për gjendjen e krijuar në Telekomin e Kosovës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit, Lamih Balaj ka thënë për KosovaPress se nuk pranojnë të ulen pagat as edhe  1 përqind.

 

“As 10 as 5, as 1 përqind, sepse ne nuk jemi për me i ul pagat e punëtorëve sa herë të dëmtohet Telekomi. Ne nuk mundemi sa here që në Telekom vijnë kërkesa prej gjykatave vendore apo ndërkombëtare me u paguar mjete që nuk i ka kryer Telekomi obligimet, apo qysh janë lidhur ato ne nuk i dimë ato kontrata, me u paguar me para të punëtorëve. Çka nëse na ulen(pagat) 5 ose 10 në këtë vit, dhe prapë pas pesë gjashtë muajve kemi me pasur edhe një dënim për kontrata të këqija që janë lidhë, do të thotë vazhdimisht kanë me u paguar me para të punëtorëve, ndërsa ata që i kanë shkaktuar ato dëme po qëndrojnë në shtëpi ose janë pozita zyrtare udhëheqëse shtetërore… Unë nuk e di(kush janë ata), prokuroria duhet me i ditë më mirë, sepse Telekomi nuk është udhëheq prej nesh, ne jemi vetëm punëtorë dhe më së paku punëtorët kanë faj. Po sigurisht se bordet, menaxhmentet janë zgjedhur direkt prej Qeverie, nuk i kemi zgjedhë ne ata”, ka thënë Balaj.

Ai ka shtuar se Telekomi i Kosovës qe një kohë nuk është në gjendje të mirë dhe kjo çështje është bërë me dije shumë më herët.

 

“Nuk na ka ardhur mirë që më së pari janë përmendur pagat, sepse ishte dashur me u gjetur akterët që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje dhe tashmë ne të gjithë e dimë që Telekomi nuk është qe një muaj e dy muaj në këtë gjendje, por me vite që është shkatërruar. Kanë qenë bordet, menaxhmentet e ndryshme e deri te ministrat e caktuar, të cilët nuk e kanë menaxhuar në mënyrë të mirë dhe e kanë sjellë në këtë gjendje sot ku është Tekekomi. Sigurisht se janë edhe kontratat e këqija, përfshirë kontratën me Z-Mobile. Një kontratë që është në disfavor dhe asgjë nuk na sjell neve si kompani. E dëgjova kryeministrin, kryeministri e  ka thënë zbritjen e pagave pak me ‘gjysmë zemre’ sot dhe unë besoj që kryeministri e di që nuk duhet me i zbritur pagat, sepse pasi t’i shkoj letra zyrtare dhe pasi që ka me ne takuar ai neve si sindikatë, besoj që ka me ndryshuar qasja e tij jashtëzakonisht”, ka thënë Balaj.

Kryesindikalisti i Telekomit ndër të tjera ka thënë se nuk janë fajtor punëtorët për numrin e tepruar të punëtorëve në Telekom.

Balaj kërkon nga Qeveria që t’i rritë investimet dhe t’i ndërpres kontratat e kundërligjshme në këtë ndërmarrje, në mënyrë që prapë Telekomi t’i jap dividentë pas një viti Qeverisë.

 

“Nuk jam fajtor që jemi 2300 punëtorë, dhe më së paku janë fajtorë ata punëtorë që janë punësuar këtu. Por, nëse është numër i tepruar, ne jemi duke kërkuar punë dhe ne jemi të gatshme me quar kompaninë përpara, por përderisa institucionet heshtin dhe punën tonë e kryejnë kompanitë private, të jashtme dhe marrin me miliona euro I qesin jashtë Telekomit për punët që duhet me I kryer ne, atëherë çka me thënë? Ne kërkojmë që me u ndal ato zhvatje të mjeteve dhe punëtorët tonë me I kryer ato punë, sepse po marrin paga ngase dhe do të shihini që një Telekom i cili i ka dhënë 520 milionë, që brenda një viti do të jap prapë dividentë”, ka thënë ai.

Balaj pohon se po që se ndodhë ulja e pagave, do të marrin masa për protesta dhe greva.

Ai ka treguar se deklaratat e zyrtarëve të shtetit të cilët po flasin ëpr falimentim të Telekomit po u shkakton vështirësi punëtorëve të kësaj kompanie pasi që bankat nuk po u japin kredi.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit