Përgjimet në rastin ‘Xhafaj’, gazetari thirret nga Prokuroria

Përgjimet në rastin ‘Xhafaj’, gazetari thirret nga Prokuroria

Gazetari Jetmir Olldashi do të jetë dëshmitari i radhës që do të pyetet nga prokurori i krimeve të rënda, në vijim të hetimeve për audio-përgjimin me dëshmitarin X. Çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve, do të dërgojë gjithashtu pranë akuzës edhe deputetët Ervin […]

Çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve, do të dërgojë gjithashtu pranë akuzës edhe deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Të tre ata në pozicionin e personave që kanë të dhëna të vlefshme, duhet të paraqiten në Prokurorinë Krimeve të Rënda, të hënën në orën 10:00.

Me gjithë këtë, rrëfimi më i rëndësishëm pas dëshmitarit X, është ai i gazetarit Jetmir Olldashi, i cili deklaroi një ditë më parë itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij mbi çështjet e trafikut në Vlorë. Por atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se Agron Xhafajt, apo edhe si do të sigurohej hashashi.

Gazetarit, sipas një burimi të sigurt, do t’i kërkohet materiali bruto i audio-regjistrimit mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt. Pas këtij momenti shpjeguan të njëjtat burime të besueshme, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza e materialit audio, për të cilin po vlerësohen dy mundësi.

Së pari prokurorët do t’i drejtohen për ekspertizë policisë shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafës, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu. Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorëzohet hetuesve, prokuroria do të kërkojë edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ashtu sikurse është vepruar edhe më parë.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin