Pas liberalizimit të vizave, mësoni nëse do të rriten apo do të ulen çmimet e biletave

Pas liberalizimit të vizave, mësoni nëse do të rriten apo do të ulen çmimet e biletave

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj, duke raportuar para deputetëve, pranoi se çmimet dhe mjegulla në Aeroportin e Prishtinës janë probleme të shfaqura, por për mjegullën shumë shpejt do të ketë zgjidhje. Ai beson se me liberalizimin e vizave do të ulen edhe çmimet e biletave. Tha se për […]

Ai beson se me liberalizimin e vizave do të ulen edhe çmimet e biletave. Tha se për fat të keq, anulime dhe vonesa të fluturimeve ka në çdo vend, por mënyra e parandalimit është në rregullore të Ministrisë së Infrastrukturës, ku nëse ka vonesë mbi tri orë, duhet të kompensohet udhëtari prej 250 deri 600 euro.

Drejtori i AAC-së ka garantuar se siguria në Republikën e Kosovës nuk është cenuar asnjë herë deri më tash në fushën e aviacionit, edhe pse ai pranoi se ka pasur prishje të radarit në vitin 2016 dhe 2017 në Agjencinë për Navigimin e Shërbimeve Ajrore.

Memli Krasniqi, anëtar i Komisionit, ka thënë se si është e mundur që me licencë të kompanisë ajrore “Adria Airëays” operon një aeroplan i një kompanie tjetër nga Kroacia, e cila nuk ofron kushte dhe siguri për udhëtarët. Ai tregoi një përvojë të tij gjatë një udhëtimi, që nuk i ka lënë përshtypje të mirë,raporton KP

Vërejtje për këtë kompani ka dhënë edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se nuk është serioze me udhëtarët dhe kërkoi përgjegjësi për sigurinë e udhëtarëve në fushën e aviacionit civil për persona të armatosur siç ka ndodhur me një test ditë më parë.

Ndërsa, anëtari tjetër Gani Dreshaj ka ngritur çështjen e çmimeve të shtrenjta të parkingut në aeroportin ‘Adem Jashari’, si dhe për pritjet e gjata në sportel.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin