Njerëzit që nuk i durojnë zhurmat, e kanë një sekret

Njerëzit që nuk i durojnë zhurmat, e kanë një sekret

  Të bezdisin zhurmat apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen teksa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë? Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti ke një ndjeshmëri të […]

 

Të bezdisin zhurmat apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen teksa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë?

Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti ke një ndjeshmëri të lartë ndaj disa zhurmave, gjë që njihet me emrin misofonia. Ka mjaft persona të cilët kanë po të njëjtën ndjeshmëri si ty. Disa shkencëtarë të Northwestern University kanë zbuluar se njerëzit e tillë janë ë kreativë krahasuar me ata që nuk e kanë këtë ndjeshmëri. Po, e ke lexuar mirë. Nëse të bezdisin zhurmat, sidomos ato të përtypjes në qetësi, ka shumë mundësi të jesh një gjeni.

Në studim janë përfshirë rreth 100 persona, tek të cilët është bërë një test lidhur me bezdisjen që kishin ndaj zhurmave të tilla, si dhe njohurive apo aftësive që kishin në fusha të ndryshme të artit. Organizuesit e studimit gjetën një lidhje të drejtë midis kreativitetit në fusha të ndryshme të artit dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave përtypëse. Studiuesit kanë gjetur të dhëna lidhur me këtë aspekt edhe tek persona të njohur në shkencë dhe letërsi, si Charles Darwin, Anton Chechov dhe Marcel Proust, shkruan bota.al. Ata kishin të njëjtin shqetësim ndaj zhurmave të përtypjes së të tjerëve. Më vonë ata zbuluan se edhe Goethe apo Franz Kafka kishin po të njëjtat bezdi në përditshmërinë e tyre.

Ndaj, herën e ardhshme që do të bezdisin zhurmat e përtypjes së personave përreth, merr frymë thellë dhe kujto se je person kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më tepër inteligjent se të tjerët.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve