Nga cigarja te akullorja, këto janë veset e Gianluiggi Buffon

Nga cigarja te akullorja, këto janë veset e Gianluiggi Buffon

Cigaret, akullore dhe diploma false, ja disa detaje pikante nga Gianluiggi Bufon, i cili është një engjëll dhe djall Në moshë të re, rrengjet dhe veset kanë qenë të shumta, por tashmë është pjekur dhe ai është një nga personat më të vlerësuar në arenën sportive. Gjithsesi, jeta e tij ka kaluar shumë momente pikante […]

Në moshë të re, rrengjet dhe veset kanë qenë të shumta, por tashmë është pjekur dhe ai është një nga personat më të vlerësuar në arenën sportive. Gjithsesi, jeta e tij ka kaluar shumë momente pikante dhe disa prej tyre i kujton media italiane, në ditën e tij të lamtumirës.

DIPLOMA FALSE – Gjatë periudhës që luante te Parma, ai vendosi që t’i rikthehej shkollës, pasi ishte bërë i famshëm dhe tentoi të regjistrohej në fakultetin juridik në Parma. Por drejtuesit zbuluan se diploma e prezantuar prej tij ishte false, duke qenë se Bufon vërtet kishte shkuar deri në vit të katërt në gjimnaz, por nuk kishte kryer asnjë nga provimet e lirimit, ndaj shkolla nuk quhej e mbyllur.

NUMRI 88 – Shumë vite më parë, Bufon tërboi komunitetin hebraik, duke luajtur në Europë me fanellën me numër 88, por fakti që 8 konsiderohet si numri i Hitlerit, Xhixhi tregoi arsyen pse e ndërroi: “Doja vetëm të tregoja se kisha këllqe… Gjithsesi, për mua ky numër më duket më shumë si 4 ko… sesa si diçka kaq e rëndësishme”.

AKULLORJA – Për Bufonin, akullorja është një nga veset e tij më të mëdha: “E ha shumë, nuk kursehem, edhe me kilogramë madje. Një herë, në një turne me Parmën në SHBA, porosita një me madhësinë e flakës së Statujës së Lirisë. Trajneri Skala u tërbua me mua”.

CIGARJA – Një duhanpirës shumëvjeçar dhe asnjë klub apo trajner nuk ia ka shmangur dot. Bufon ndal së piri duhan vetëm gjatë stërvitjeve, por ajo, siç tregon ai, asnjëherë nuk i ka ulur rendimentin.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova