Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacion i rrallë i implantimit te endoprotezës totale te kërdhokullës (vendosje e protezës totale në kërdhokull), tek pacientja 49 vjeçare me luksacion kongjenital te kërdhokullës (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës qe nga lindja). Pacientja Q.B, 49 vjeçare me luksacion kongjenital të […]

Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacion i rrallë i implantimit te endoprotezës totale te kërdhokullës (vendosje e protezës totale në kërdhokull), tek pacientja 49 vjeçare me luksacion kongjenital te kërdhokullës (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës qe nga lindja).

Pacientja Q.B, 49 vjeçare me luksacion kongjenital të kërdhokullës së djathtë (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës së djathtë që nga lindja), e patrajtuar që nga lindja. Ajo në  Klinikën e Ortopedisë është lajmëruar për shkak të problemeve në ecje dhe dhimbje në kërdhokullën e djathtë, pasi kishte lindur me këtë problem dhe nuk është trajtuar asnjëherë për këtë problematikë.

Fillimisht bëhet vizitaambulatore, ku pas ekzaminimeve klinike dhe radiologjike vendoset diagnoza dhe indikacioni për trajtim kirurgjik.  Vërtetohet se te pacientja ekstremiteti i poshtëm i djathtë në matje ka shkurtesë 6 cm.

Menjeherë fillon planifikimi i intervenimit me kompletim të analizave laboratorike dhe konsultimeve të nevojshme. Rasti cilësohet si i ndërlikuar i këtij lloji në QKUK dhe mjaftë sfidues, që zakonisht kryhet në klinika të specializuara për këtë problematikë.
Pas përgatitjeve preoperatore dhe konsultimin me Anesteziolog me datën, 16.05.2018 me  anestezion spinal (Dr. Agron Balaj dhe Dr.Islam Krasniqi) dhe ekipi nga ana e Ortopedëve me në krye Dr. Arber Tolaj, Dr.Cen Bytyqi, Dr. Rinor Velekinca dhe Dr. Artan Bejta si dhe në instrumentale  Fatmire G, kryen intervenimin kirurgjik, ku fillimisht bëhet osteotomia (prerja e kockës) e pjesës se sipërme të femurit, në nivel të trohanterit të vogël, bëhet lirimi i strukturave të buta përreth femurit proksimal, krijimi i acetabulumit primar, dhe behet implantimi  i endoprotezes (vendosja e protezës ) totale në kërdhokullën e djathte me cement. Njëherit është arritur edhe gjatësia e nevojshme e ekstremitetit.

Gjendja e pacientit gjate operacionit ishte stabile dhe pa probleme. Në rëntgen kontrolluese vërehet pozitë  korrekte e vendosjes se komponentës acetabulare dhe femorale.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë pacientja është ende i hospitalizuar në pritje për te filluar terapinë fizikale sipas protokollit.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj