Ministri Lluka: Do të ketë ulje të pagave në PTK, por jo 40 për qind

Ministri Lluka: Do të ketë ulje të pagave në PTK, por jo 40 për qind

  Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka demantuar lajmin për uljen e pagave prej 40 për qind për punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha lajmet që lidhen me këtë temë janë spekulime, pa asgjë të vërtetë, sepse ai kurrë nuk ka folur […]

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka demantuar lajmin për uljen e pagave prej 40 për qind për punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha lajmet që lidhen me këtë temë janë spekulime, pa asgjë të vërtetë, sepse ai kurrë nuk ka folur për një ulje të këtillë pagash.

 

Postimi i plotë i Llukës:

“Ulja e pagave prej 40% për Telekomi i Kosovës është një spekulim dhe nuk është thënë asnjëherë nga asnjë zyrtar Qeveritar. Në asnjë moment nuk e kam përmendur idenë për ujle drastike të pagave siç po flitet në portale përmes një lajmi të shkruar nga KosovaPress.

Ajo çfarë kam deklaruar dhe qëndroj prapa është fakti që Telekomi është në krizë serioze dhe para falimentimit, gjë që është raportuar nga vetë Bordi i Telekomit dhe si rezultat, do të merren masa për shpëtimin e këtij aseti strategjik për vendin.

Telekomi ka një humbje prej 15 milionë EUR në vit dhe duhen të gjenden forma se si ti mbulojmë këto humbje. Masat se pari do të fokusohen në ulje të shpenzimeve operative siç janë qiratë, kostot e mirëmbajtjes dhe marketingut. Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha humbjeve, atëherë do të prekën të fundit edhe pagat për humbjen e mbetur. Në asnjë formë zvogëlimi nuk do të jetë 40%.

Edhe 1 javë do të pranojmë planin e ristrukturimit nga Bordi i Telekomit, ku parashihen edhe masat emergjente që duhen të ndërmerren nga Bordi i Telekomit me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, jam i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe afarizmit të ndërmarrjeve publike. Telekomi i Kosovës është pronë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj ndërmarrje e që shpejtë edhe mund të falimentojë. Bashkë me Kryeministrin, Bordin e Drejtorëve dhe Sindikatën e Punëtorëve, do t’i japim zgjidhje problemeve dhe do të ndalojmë falimentimin e ndërmarrjes, kjo përkundër presioneve e pakënaqësive” , ka shkruar Lluka.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot