Messi: Nuk jam i interesuar të jem më i miri në histori

Messi: Nuk jam i interesuar të jem më i miri në histori

Lionel Messi thotë se nuk ka interes të konsiderohet “më i miri në histori”, teksa nuk ka asnjë motivim të marrë nga beteja personale me superstarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Gjatë një karriere të shquar, argjentinasi e ka vendosur veten në sallonin e më të mëdhenjve të të gjitha kohërave. Shumë e konsiderojnë atë, […]

Shumë e konsiderojnë atë, se ka arritur në krye të asaj tabele, sepse fare pak lojtarë janë në gjendje të përputhen me arritjet e tij, me një rresht të shquar nderi, duke përfshirë nëntë tituj të La Liga-s, katër kurora të Ligës së Kampionëve, pesë “Topa të Artë” dhe 552 gola për Barcelonën.

Megjithatë, Messi ka mbetur i përulur dhe një lojtar, që ia dedikon meritat ekipit, në të gjitha rastet e rekordeve të thyera. Ai pohon se kurrë nuk është nisur për të siguruar trofe dhe lavdi individuale.

Ai i tha “TyC Sports”: “Nuk jam i interesuar të jem më i miri në histori. Kurrë nuk kam pasur fiksimin për të qenë i pari, as i dyti, i treti apo i katërti. Çdo herë që filloj një sezon të ri, thjesht përpiqem të përmirësoj veten, të fitoj gjithçka, të jap gjithçka. Çdo herë që dal në fushë, mendoj të jap maksimumin për shokët e skuadrës dhe për veten time. Kjo nuk ndryshon asgjë për të qenë më i miri në histori”.

Pjesa më e madhe e karrierës së Messit është shpenzuar duke konkurruar me Ronaldon për titullin e lojtarit më të mirë të botës, me këtë duet që ka gëzuar një dekadë dominimi në krye të lojës së futbollit. Të dy yjet e La Liga-s kanë qenë në gjendje ta mbajnë veten në lartësi të reja, ndërsa konkurrojnë në anët e kundërta të “El Clasico”, me ato standarde, që pak të tjerë mund të përputhen.

Messi, megjithatë, gjithmonë ka insistuar që nuk e konsideron veten në një duel profesional me Ronaldon, por me egon e tij, që i vjen nga brenda. Ai shtoi: “Unë gjithmonë dëshiroj të përmirësoj veten dhe nuk konkurroj me askënd, sepse nuk luaj për të qenë më i miri në histori. Parësore për mua është të përmirësoj veten vit pas viti dhe të vazhdoj të fitoj”.

Lidhur me atë, se ende shpreson të arrijë një pafundësi të përsosjes, Messi shtoi: “Sigurisht që fitorja me ekipin kombëtar do të ishte më e mira, sepse asgjë nuk na është dhënë”. Leo Messi e ka ndihmuar Barçën në fitimin e titullit në La Liga dhe Kupën e Mbretit në këtë sezon, ndërsa tani përgatitet për të pasur sukses me kombëtaren e Argjentinës, në Kupën e Botës 2018, në Rusi.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin