Lipjani komuna e parë me performancë më të mirë, Prishtina e nënta

Lipjani komuna e parë me performancë më të mirë, Prishtina e nënta

Komunat e Kosovës kanë shënuar përparime për mjedis të favorshëm të bizneseve, mirëpo ende mbetet mjaft punë për të bërë nga 38 komuna për një mjedis më të favorshëm biznesor dhe për transparencë më të madhe. Kështu ka thënë Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest me rastin e prezantimit të studimit ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë […]

Kështu ka thënë Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest me rastin e prezantimit të studimit ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ (MCI).

Hashani ka thënë se bizneset konsiderojnë se komunat duhet të jenë edhe më tepër transparente. Andaj, sipas tij, qëllimi i studimit të Indeksit të Konkurrueshëmrisë së Komunave të Kosovës është matja e konkurrueshmërisë së qeverisjes komunale në krijimin e një mjedisi të favorshëm afarist në nivel lokal.

Komunat me performancë më të mirë në bazë të këtij indeksi janë: Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku, Hani i Elezit, Gjakova, Podujeva, Obiliqi, Prishtina dhe Suhareka.

James Hope, drejtor i Misionit të USAID për Kosovë tha se komunat duhet t’i marrin parasysh të gjeturat dhe të punojnë fort për mjedisin afarist, krijimin e vendeve të reja të punës dhe të jenë më transparente për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ambienti i komunave nuk mund të jetë indiferent në nivel kombëtar.

Ai tha se ky studim tregon se komunat duhet të bëjnë gjithnjë edhe më shumë për ambientin e biznesit nëpër komuna.

Muhedin Nushi nga komuna e Prishtinës të cilit nuk i pëlqeu shumë rangimi i Prishtinës në vendin e nëntë  pyeti organizatorët se çfarë metodologjie kanë përdorur për këtë studim.

Studimi i MCI USAID prezantoi indeksin për qeverisje komunale për 38 komuna të Kosovës, duke bërë vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja