Letra që ka shokuar botën: U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova

Letra që ka shokuar botën: U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova

“The Sun” ka publikuar ditën e martë pjesën e parë të zbulimit të skandalit të martesave të vajzave që në moshë të vogël në Amerikë. Mësohet se në skandalin e zbuluar bëhet fjalë për martesat e minoreneve që nisin që nga viti 2000. Ditën e parë “The Sun” ka publikuar historinë e një vajze, Ava […]

“The Sun” ka publikuar ditën e martë pjesën e parë të zbulimit të skandalit të martesave të vajzave që në moshë të vogël në Amerikë.

Mësohet se në skandalin e zbuluar bëhet fjalë për martesat e minoreneve që nisin që nga viti 2000.

Ditën e parë “The Sun” ka publikuar historinë e një vajze, Ava nga Luizian e cila ishte detyruar të martohej që në moshën 13-vjeçare dhe më pas ka ngelur shtatzënë dhe është abuzuar seksualisht nga bashkëshorti.

Sot, “The Sun” publikon historinë e një tjetër vajze e cila është fejuar në moshën 8-vjeçare dhe në moshën 15-vjeçare është martuar dhe më pas është përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga burri i saj.

Naila Amin, sot 28 vjeç, ka rrëfyer jetën e saj të tmerrshme dhe abuzimet seksuale që kanë nisur në moshë shumë të vogël. Martesa e saj ka qenë e detyruar nga prindërit.
Naila ka treguar se nuk ka ditur asnjë gjë për fejesën, vetëm kur e kanë njoftuar prindërit se ajo do të fejohej në Pakistan.

Ajo ishte habitur sesi prindërit e saj mund të merrnin një vendim të tillë në atë moshë, ndërkohë që ajo nuk dinte asnjë gjë.

Ajo u kthye në shkollën e saj fillore në Queens, Nju Jork, në një gjendje shoku. Naila filloi të rebelohej kundër edukimit të saj të rreptë pakistanez.

Ajo ndërpreu veshjen e saj të shamisë dhe kërkonte që të ndryshonte veshje duke iu përshtatur të rinjve amerikanë.

Por në moshën 13-vjeçare prindërit e saj e dërguan në Pakistan për të bërë “nikah”, një martesë islame, ku duhet të vishte një fustan tradicional.

Kur u kthye në shtëpi, babai i saj aplikoi në Ambasadën amerikane për të legalizuar martesën e saj dhe për të kërkuar një vizë bashkëshortore për burrin e saj.
Naila kujton nënshkrimin e disa dokumenteve, por e sigurt se nuk do të merre shin parasysh duke qenë se ajo ishte ende minorene. Dhe ashtu ndodhi.

Në moshën 14-vjeçare ajo u martua ligjërisht me pëlqimin e prindërve.

Naila vazhdoi të rebelohej dhe madje filloi të takonte një djalë amerikan të moshës së saj – derisa babai i saj zbuloi dhe e rrahu shumë keq.

Një jetë skllavërie në Pakistan. Përfundimisht ajo u dërgua nga Nju Jorku në Pakistan, ku ajo filloi martesën e saj të tmerrshme.

Rrëfimi:
“Dita ime e vërtetë e dasmës ishte 5 Janari 2005 .Unë e kisha bërë ‘nikah’ (martesën) më parë, por ajo ishte bërë vetëm për qëllime imigrimi.
Dita ime e dasmës ishte me të vërtetë e frikshme. Ishte kaq e keqe.
Natën e parë të martesës burri nuk e preka me dorë.
Ai më rrahu para gjithë familjes sime, motrave të tij, burrave dhe fëmijëve të tyre.
Ai më tërhoqi nga flokët zvarrë rreth 20 metra, dhe ende sot e kësaj ditë i kam flokët e rëna. Më mori me forcë për të shkuar tek të afërmit e tij.
Pastaj kur u ktheva në shtëpi atë natë, u përdhunova nga burri im, ka rrëfyer Naila.
Ajo arriti të marrë hua një telefon dhe u telefonoi autoriteteve për mbrojtjen e fëmijëve në Neë York ku tregoi gjithë ngjarjen.
Autoritetet arrestuan nënën e saj. Për të siguruar lirimin e bashkëshortes, babai i Naila i tha burrit të saj se duhet të kthehet në shtëpi në Nju Jork.
Kur u ul në aeroportin e JFK (Kennedy Airport), Naila ndjeu një ndjenjë të madhe lehtësimi.
Ajo ishte e shoqëruar në avion nga një ekip prej 20 punonjësve socialë dhe oficerëve të mbrojtjes së fëmijëve.
Sot ajo është 28 vjeçe dhe jeton me të dashurin e saj.
Ajo ka krijuar Fondacionin e bamirësisë Naila Amin për të ndihmuar të gjithë fëmijët që kanë qenë të detyruar të martohen në moshë të vogël.
Gjithashtu ajo shkon në shumë shkolla dhe jep orë leksioni ku tregon historinë e saj.
Por ajo ende vuan dhe një sërë problemesh fizike dhe emocionale të shkaktuara nga martesa e saj në moshë të vogël.
“Unë ende kam ankth. Mua më është grabitur fëmijëria ime”, ka rrëfyer ajo.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit