Kryeministri mbështetë notarët kosovarë në garat e tyre ndërkombëtare

Kryeministri mbështetë notarët kosovarë në garat e tyre ndërkombëtare

Organizimi në Kosovë, i Kampionatit Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down, është një nga ngjarjet më të mira që ka ndodhur në fushën e sportit. Për herë të parë Kosova po bëhet nikoqir i notarëve nga e gjithë bota. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim presidentin e Komitetit […]

Organizimi në Kosovë, i Kampionatit Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down, është një nga ngjarjet më të mira që ka ndodhur në fushën e sportit.

Për herë të parë Kosova po bëhet nikoqir i notarëve nga e gjithë bota. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim presidentin e Komitetit Olimpik Botëror të Notit për Persona me Sindromë, Geoff Smedley, Kryetarin e Klubit “Termopan” Lulzim Zhdrella, fituesen e medaljes së artë dhe argjendtw në garat e notit Medina Surdulli, garues dhe përfaqësues të tjerë nga sporti i notit.

“Sportistët kosovarë çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se janë ambasadorët më të mirë të vendit në botë. Me arritjet e tyre në sporte të ndryshme, siç është rasti i Medinës ata sollën në Kosovë medalje të arta, duke na bërë krenarë në arenën ndërkombëtare”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj falënderoi presidentin e DSISO, Smedley për hapësirën që po i jep notarëve kosovarë në përfaqësimet ndërkombëtare, për të cilin fakt siç tha kryeministri, Kosova po fiton.

Kryeministri Haradinaj, theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar sportistët në Kosovë, duke vlerësuar lart rolin dhe gatishmërinë e tyre për të përfaqësuar Kosovën në sportet ndërkombëtare.

“Medina dhe notarë të tjerë me sindromën Down na bëjnë krenarë me angazhimin e tyre dhe do ta kenë përkrahjen e parezervë të Qeverisë”, tha  Haradinaj.

Ndërkaq, presidenti i Komitetit Olimpik Botëror të Notit për Persona me Sindromë, Geoff Smedley, falënderoi kryeministrin për pritje, duke shprehur gatishmërinë e tij që të mbështesë notarët kosovarë, në garat ndërkombëtare.

Për herë të parë, Kosova u bë nikoqire e garës ndërkombëtare të notit për personat me Sindromën Down.

Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të tjerë të DSISO dhe klubeve të Notit nga Kosova.

Në fund të takimit, Kryeministri Haradinaj i dhuroi presidentit të Komitetit Olimpik Botëror të Notit për Persona me Sindromë, Geoff Smedley dhe Medina Surdullit medaljen e Skënderbeut.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike