Kosova për herë të parë përfaqësohet nga një serb

Pas emrave të Rrahim Manit, Samir Hasanit, Egzon Misinit e Gentrit Hajdarit, vjen ai i Dragan Nikolçeviqit, shkruan sot Koha Ditore. Janë këta pesë çiklistët e përfaqësueses së Kosovës që do të paraqiten në garën e 75-të “Tour of Albania” që nis pas disa ditësh. Nikolçeviq është serb dhe vlerësohet të jetë serbi i parë […]

Janë këta pesë çiklistët e përfaqësueses së Kosovës që do të paraqiten në garën e 75-të “Tour of Albania” që nis pas disa ditësh. Nikolçeviq është serb dhe vlerësohet të jetë serbi i parë që vesh fanellën e Kosovës.

Në fakt ai prej vitit të kaluar është pjesë e përfaqësueses së Kosovës në çiklizëm. Këtë të mërkurë e ka bërë të ditur Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Për paraqitjen e një serbi për përfaqësuesen e Kosovës në garën e madhe të çiklizmit që mbahet në Shqipëri, ka shkruar të mërkurën edhe mediumi serb “telegraf.rs”.

“Dragan Nikolçeviq është anëtar i reprezentacionit të Kosovës. Si federatë kemi punuar dhe jemi angazhuar që ai të bëhet pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Nikolçeviq është nga Brezovica, por është anëtar i klubit nga Shtërpca, Lepenci. Ai është pajtuar që të garojë për Kosovën. Natyrisht i ka pranuar simbolet dhe të gjitha. Garon me simbole të Kosovës në rekuizita, si gjithë çiklistët e tjerë të reprezentacionit të Kosovës”, ka thënë Avni Nuha për gazetën.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova