Karmin i lehtë, karmin i rëndë? Çka tregon përplasja e Arbana Xharra me Selma Kasumoviq

Karmin i lehtë, karmin i rëndë? Çka tregon përplasja e Arbana Xharra me Selma Kasumoviq

Një makiazh tepër i lehtë në fytyrën e Meghan Markle, Dukeshës së re të Sussex, pikërisht në ditën e saj të martesës, ka ngjallur reagime të shumëta, çuditërisht, në Kosovë. Ishte Arbana Xharra, këshilltarja e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, e cila përmes një statusi u bëri thirrje çikave në Kosovë, që kur të bëhen […]

Një makiazh tepër i lehtë në fytyrën e Meghan Markle, Dukeshës së re të Sussex, pikërisht në ditën e saj të martesës, ka ngjallur reagime të shumëta, çuditërisht, në Kosovë.

Ishte Arbana Xharra, këshilltarja e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, e cila përmes një statusi u bëri thirrje çikave në Kosovë, që kur të bëhen nuse, të kenë kujdes me make up dhe të mos i ‘nënshtrohen mentalitetit provincial’.

Në statusin e saj, ajo përmendi edhe njërën nga grimeret më të njohura në Kosovë, Sellma Kasumoviq.

“Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup te Sellma? Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu “normat e bukurisë”!”, shkroi Xharra në Facebook.

Reagimi i Kasumoviq, veç tjerash ishte një replikë për Xharrën, kryesisht si një ‘politikane e dështuar’.

Arbana Xharra, si një këshilltare e njërit prej politikanëve më me ndikim në Kosovë, Kadri Veseli, i cili gjatë fushatës së fundit dhe ‘turit të tij të dëgjimit’ na kishte ‘lodhur veshët’ me kryefjalën e tij të fjalimeve: gratë do të fuqizohen në vendimmarrje…

…Xharra, mund të ketë harruar se ajo sot mund të jetë një ‘grua në vendimmmarrje’ por fati i mijëra grave të tjera nëpër Kosovë, jo që nuk është ‘vendimmarrja’ por është marrja me vendimet lidhur me hallet e përditshme të jetës, ndoshta, deri sa t’ua sigurojnë ushqimin fëmijëve të tyre.

Pastaj, në mesazhin e saj, ku Xharra bën thirrje të ‘mos nënshtrohemi’, duhet ta kishte pasur parasysh, se ajo sot është një grua e punësuar por nëpër Kosovë, janë me mijëra gra të papunësuara. A e ka jetuar ndonjëherë Arbana Xharra, jetën e një gruaje të zakonshme kosovare: ku jeton me familjen e gjërë të bashkëshortit dhe (edhe nëse do), nuk mund të jetë ajo ‘gruaja e lirë’ të cilën e imagjinon Xharra (bazuar në përvojën dhe fatin e mirë të saj).

Thirrja e Xharrës për ‘mosnënshtrim’ në parim ishte e mirë, por ishte një situatë imagjinare ku ndoshta po mendonte se po u drejtohej grave në Kaliforni, në vendlindjen e Meghan Markle. Por jo, Xharra po u drejtohej grave në Kosovë, këtu ku Shyhrete Berisha lufton për të tokën e fëmijëve të saj dhe për të cilën, partia e Xharrës, PDK, zor se ka bërë ndonjëherë një reagim të vetëm.

Arbana Xharra nuk është hera e parë që komenton ‘grimin e lehtë’ dhe ‘të rëndë’, pasiqë në kohën kur iu bashkua PDK’së, gjatë fushatës zgjedhore, ajo kishte kritikuar rëndë ‘gratë që dilnin me shumë makiazh në fushatë’.

“Dreqi e mart, fushate keni me u taku me qytetare qe kane halle e derte, nuk i shkohet me 1 kg makeup ne ftyre e me veshje si ne kanagjegj. Cili eshte misioni yne?! Pa dashe me nencmu stilin e veshjen e askujt, ne Kosove eshte marre me ju shite mend me salltanet qytetareve shumica e te cileve jane ne zor per mbijetese. Zani i grave duhet me u ndegju per padrejtesite e tyne, per shkeljen qe ju behet prej pragut te shpise e deri ne instancat me te nalta. Zani i gruas nuk eshte manikyr pedikyr. Po kerkohet me shume se kurre perfaqesimi i gruas ne politike, institucione dhe vendimmarrje. Jane vet grate qe kesaj radhe duhet te japin mesazh tjeter, te kene preokupim programin, kauzat, fjalimet e qendrimet dhe jo vetem dukjen!”, kishte shrkuar  Xharra në Facebook.

Edhe ky status i kohës së fushatës së fundit në Kosovë, kishte ngjallur reagime në vend. Xharra po u bënte thirrje grave të mos lyheshin shumë por ‘ta merrnin fjalën’ ndërkohë që, burrat e PDK’së, duke nisur nga shefi i saj, kishte ‘bombarduar’ rrjetet sociale me video-fjalimet e tyre (të kushtueshme). Cila grua në PDK nuk do ta dëshironte një ‘tur të dëgjimit’ si burri Kadri Veseli? /Periskopi/

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit