Jose Mourinho: Ai nuk ka gjasa që të largohet nga Manchester United

Jose Mourinho ka thënë se Marcus Rashford nuk do të largohet nga Manchester United këtë verë Trajneri portugez e ka hedhur poshtë mundësinë që Rashford të largohet nga ‘Old Trafford’ në formë huazimi, transmeton Periskopi. I pyetur së fundi se a do të huazohet Rashford në ndonjë skuadër ai pati një përgjigje të prerë, ‘JO’. […]
Trajneri portugez e ka hedhur poshtë mundësinë që Rashford të largohet nga ‘Old Trafford’ në formë huazimi, transmeton Periskopi.
I pyetur së fundi se a do të huazohet Rashford në ndonjë skuadër ai pati një përgjigje të prerë, ‘JO’.
“Çfarë duhet të bëjë ai që të më impresionojë mua? Ai tashmë më ka impresionuar mua,” ka thënë ‘Special One’.
“Kjo është arsyeja pse unë e kam zgjedhur atë në çdo ndeshje të këtij sezoni, absolutisht në çdo ndeshje dhe kjo është edhe arsyeja pse ai ka luajtur në shumicën e ndeshjeve.
“Ai nuk duhet të largohet për të luajtur më shumë,”./Periskopi/













