Ja si reaguan Rexhep Selimi e Mërgim Lushtaku kur Haliti e shtyu Gashin (Video)

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, në mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit. Xhavit Haliti shihet teksa e provokon duke e goditur me bërryl Arben Gashin. E menjëherë pas kësaj, ndërhynë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili tenton që mos të lejojë të eskalojë situata. Veprim të njëjtë bëjnë […]
Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, në mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.
Xhavit Haliti shihet teksa e provokon duke e goditur me bërryl Arben Gashin.
E menjëherë pas kësaj, ndërhynë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili tenton që mos të lejojë të eskalojë situata.
Veprim të njëjtë bëjnë edhe disa deputetë tjerë, ku bie në sy reagimi i deputetit të VV-së Rexhep Selimi, i cili nga karrigeja e tij, ngrihet duke u afruar tek turma. Ani pse ai vjen më vonë se të tjerët që ishin afër vendit ku ndodhi ngjarja.
Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj por i cili është ndaluar nga deputetët tjerë. Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli I ka lutur të gjithë deputetët që të koncentohen në proes të votimit./Insajderi.com











