Haradinaj: Bisedimet me Serbinë do të përfundojnë me njohjen e Kosovës si shtet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka thënë se dialogu i deritashëm mes dy vendeve ka pasur një dinamikë të pakënaqshme. Ai ka kujtuar se ka qenë një ndër kritikuesit më të ashpër të ritmit të dialogut të deritashëm, që sipas tij “ka dështuar dhe duhet […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë se dialogu i deritashëm mes dy vendeve ka pasur një dinamikë të pakënaqshme.
Ai ka kujtuar se ka qenë një ndër kritikuesit më të ashpër të ritmit të dialogut të deritashëm, që sipas tij “ka dështuar dhe duhet të ridefinohet”.
Sipas shefit të ekzekutivit të vendit, negociatat përfundimtare mes dy vendeve mund të përfundojnë “brenda këtij viti”.
Ai ka shprehur optimizmin e tij se dialogu përfundimtar do të rezultojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi.
Haradinaj ka thënë se nuk do ta përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë, sepse i duhet të merret “me punët e shtëpisë”./Express/












