Gazeta serbe: Shumë shqiptarë po marrin dokumente serbe në Graçanicë

Në një artikull të botuar sot, gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se shqiptarët e Kosovës për çdo ditë janë duke kërkuar certifikata të shtetësisë serbe në Komunën e Graçanicës në Kosovë. Ky dokument kërkohet në mënyrë që pastaj të nxirren dokumente tjera serbe, si letërnjoftimi dhe pasaporta, shkruan Periskopi. Kështu ka thënë Lubino Karagjiq, president […]

Ky dokument kërkohet në mënyrë që pastaj të nxirren dokumente tjera serbe, si letërnjoftimi dhe pasaporta, shkruan Periskopi.

Kështu ka thënë Lubino Karagjiq, president i Organit të Përkohshëm për Prishtinën, i ndodhur në Graçanicë.

Karagjiq ka thënë se dokumentet po kërkohen nga shqiptarë të moshave të ndryshme, dhe shumica e tyre thotë se janë nga Prishtina.

Po ashtu, sipas tij, përveç atyre që kanë dokumente serbe dhe dëshirojnë t’i ripërtërijnë, ka edhe shumë shqiptarë të rinj që shkojnë për herë të parë me kërkesën për dokumentet serbe.

Gazeta serbe ka raportuar se përfaqësuesit serbe nga Kosova kanë shpjeguar se shqiptarët që jetojnë në Kosovë mund të marrin pasaporta nga Administrata Serbe, porse u duhen ende vizat për të udhëtuar jashtë vendit.

Megjithatë, ata kanë thënë se, me këto pasaporta shqiptarët mund të udhëtojnë në vendet që nuk njohin dokumentacionin e Kosovës, siç është Greqia dhe Spanja. /Periskopi/

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit