‘FER-i 2 më keq se FER-i 1’ – Shpend Ahmeti i përgjigjet deklaratës së Kurtit

‘FER-i 2 më keq se FER-i 1’ – Shpend Ahmeti i përgjigjet deklaratës së Kurtit

Në një intervistë të para pak ditëve, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, duke folur për Partinë Socialdemokrate, pjesë të së cilës janë bërë shumica e të dorëhequrve nga Vetëvendosje, kishte thënë se sipas sondazheve të bëra, qëndron më keq se partia Fryma e Re, e cila nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor. “FER-i 2 është […]

Në një intervistë të para pak ditëve, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, duke folur për Partinë Socialdemokrate, pjesë të së cilës janë bërë shumica e të dorëhequrve nga Vetëvendosje, kishte thënë se sipas sondazheve të bëra, qëndron më keq se partia Fryma e Re, e cila nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor.

“FER-i 2 është edhe më keq se FER-i2”, kishte thënë ai.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, i cili ka folur ekskluzivisht në një intervistë për Periskopin.

Ai ka thënë se PSD nuk i është nënshtruar asnjë sondazhi, prandaj nuk e kupton se prej nga i marrin këto informacione në Vetëvendosje.

“Nuk është që merremi momentalisht me sondazhe në këtë fazë. Nuk jemi në fushatë parazgjedhore. N’fund të fundit, njeriu beson në disa gjëra dhe i shtynë ato gjëra. Ne besojmë thellësisht në këtë punë: barazi, liri, në këto rrjetet minimale për me i mbrojtë njerëzit, në dinjitet. Dhe kur të besojmë luftojmë për to. Edhe zoti Kurti edhe zoti Konjufca, po mirren më shumë me sondazhe, tashmë të PSD-së, e cila asnjëherë s’është matë në ndonjë sondazh. Nuk e di cilit sondazh iu kanë referu”, tha Ahmeti.

Ai foli edhe për faktin që ai dhe të dorëhequrit tjerë po etiketohen si FER, kur në PSD janë vetëm tre persona që ishin pjesë e FER-it, duke shtuar se partia e dikurshme e tij nuk ka bërë asnjë të keqe.

“Unë nuk e mbaj mend që Visar Ymeri ka qenë në FER, që Aida Dërguti ka qenë në FER. I di vetëm tre persona që kanë qenë në Frymën e Re dhe që jemi pjesë e VV-së. Po ashtu, FER-i ka ekzistu për dy muaj. Unë kam qenë në Vetëvendosje 7 vjet. Tash prapë me më thanë FER. Dhe tek e fundit çfarë të keqe i ka bo FER-i që po e përmendin si një gjë negative. Çka është ky fokusim ose obsesionim me FER-in”, tha Ahmeti. /Periskopi/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot