Fëmija që nuk e donte askush tani kushton 100 milionë euro dhe është njëri nga më të mirët në futboll

Fëmija që nuk e donte askush tani kushton 100 milionë euro dhe është njëri nga më të mirët në futboll

Nuk e donte askush, asnjëri! Lyon i dashur, St.Etienne, Auxerre, Sochaux dhe Metz. Të gjithë e kishin pasur në provë Antonie Griezmann dhe të gjithë e kthyen në shtëpi: “Shumë i brishtë”. Montpellier besoi pak më shumë, por vetëm pak: sa për ta marrë në një turne ndërkombëtar në Paris, luajtur në qendrën sportive të […]

Montpellier besoi pak më shumë, por vetëm pak: sa për ta marrë në një turne ndërkombëtar në Paris, luajtur në qendrën sportive të PSG, në “Camp des Loges”, atje ku “ia vodhi” Real Sociedad.

Ia vodhi është një term disi i ekzagjeruar. Skuadra spanjolle, për të marrë Antonie u përball vetëm me burokracinë franceze, që nuk lejon një fëmijë të emigrojë pa praninë e prindërve.

Zgjidhja erdhi nga Eric Olhats, ai që e pa në “Camp des Loges” dhe u dashura me aftësitë e tij.

Jetonte në Bayonne dhe kisha në klub një djalë që bënte çdo ditë rrugën nga qyteti francez në kufi me Spanjën deri në San Sebastian. Atij iu bashkua edhe Antonie. Në mëngjes në shkollë dhe pasdite, pas një ore rrugë me makinë, shkonte në Zubieta për t’u stërvitur. Ishte viti 2005 dhe Grizmann ishte 14 vjeç.

Më në fund po realizohej ëndrra e të gjithë familjes, që ishte “e sëmurë” pas futbollit. Gjyshi nga mamaja, Amaro Lopes, portugez, kishte luajtur me Paços de Ferreira, përpara se të emigronte në fshatin francez Macon, 70 kilometra larg Lionit, ku punonte si murator. Atje lindi e ëma e Antonie që u martua me një tjetër futbollist, i cili më pas u bë drejtor i Union Foot.

Maconnaise ishte skuadra ku nisi të luajë “princi i vogël”. Babë e bir ishin tifozë të çmendur pas OL dhe kush e di se çfarë kanë menduar drejtuesit e Lyon kur e panë të mërkurën në mbrëmje duke shkatërruar Marseille, në finalen e Europa League.

Një rast “miopie” të përgjithshme, shumë i veçantë, pak a shumë si jeta dhe veprat e familjes Griezmann. Rruga drejt suksesit ka qenë e gjitha me grope, të mbushura me ujë.

Te Sociedad luante pak. Talenti ekzistonte, por fiziku nuk ia lejonte.

Kjo deri në pranverën e vitit 2009, kur në një turne ndërkombëtar U-19, Antonie shpërtheu dhe u shpall golashënuesi më i mirë. Finalja ishte pikërisht kundër Atletico Madrid.

Në atë verë, si pasojë e fatit që ktheu dhe një serie dëmtimesh, fitoi një vend te skuadra e parë, pavarësisht se shumë të tjerë niseshin të favorizuar nga ai. Trajneri ishte Martin Lasarte, uruguaiani që te Nacional i kishte dhënë mundësinë e debutimit dikujt të quajtur Luis Suarez.

Griezmann ecën mirë, por në vjeshtë një skandal seksual përfshin njeriun që e zbuloi, Eric Olhats, babai shpirtëror, vëllai dhe frymëzuesi i Antonie. Një prind e denoncoi për mesazhet që i kishte nisur djalit të tij 13 vjeç dhe një gjykatë e dënoi me 3 muaj heqje lirie dhe e ndaloi për 10 vjet që të merrej me sportistët nën 18 vjeç.

Griezmann u largua nga Olhats, i cili gjithsesi u shpall i pafajshëm në apel, 11 muaj më pas.

Eric dhe Antoine bashkohen sërish dhe nuk do të ndahem më deri në verën e kaluar. Kaluan së bashku edhe krizën me kombëtaren pasi në tetor 2021, Griezmann u arratis bashkë me Niang, Mvila dhe Ben Yedder nga pika e grumbullimit të Francës U-21. 400 kilometra në taksi për një natë të shfrenuar për tre lojtarët  e ri, tre ditë para ndeshjes me Norvegjinë, sfidë vendimtare që blutë e humbën dhe mbetën jashtë Euro U-21. Griezmann u skualifikua për 13 muaj nga Federata Franceze e Futbollit. Në mars 2014 dënimi u fal dhe Deschamps e grumbulloi në kombëtaren “A”.

Nga ndarja me menaxherin Olhats, familja e tij kujdeset për Grizmann. Babai i tij ka nisur kontaktet për transferimin te Barcelona, ndërsa e motra Maud, merret me marrëdhënien me publikun.

Edhe ajo ka një histori për të treguar, duke qenë se i shpëtoi mrekullisht atentatit terrorist në teatrin Bataclan në Paris, në nëntor 2015.

Griezmann donte të shkonte me çdo kushte te Atletico Madrid dhe në vitin 2014 nuk u nda mirë me klubin e Real Sociedad. Vitin e kaluar e kërkoi me ngulm Manchester United, por ai bëri një pakt me Atletico. Duke qenë se spanjollët ishin dënuar nga FIFA dhe nuk mund të bënin merkato, atëherë ai vendosi të qëndrojë duke marrë premtimin se do të shitej në verën 2018.

Tani Barcelona duket se do të jetë klubi që më 1 korrik do të paguajë klauzolën për blerjen e tij: 100 milionë euro. “Nuk është koha për të folur për të ardhmen,” – tha Griezmann pasi ngriti trofeun e Europa League, por fëmija që nuk e donte askush e ka kuptuar që tani vlen sa një thesar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova