Evakuohen pacientët e Spitalit të Pejës, dyshohet për mjet shpërthyes

Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit. Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të spitlait të Pejës. Poashtu vizitat tek […]
Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit. Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të spitlait të Pejës.
Poashtu vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.
Nga spitali njoftojnë se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit.













