​Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon me dy ndeshje

Sot do të luhen dy ndeshjet e planifikuara të javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshjet do të jenë tejet interesante pasi që do të luhet për ti ikur barazhit dhe për te mbetur edhe për një sezon në Superligë, përcjell KosovaPress. Gjilani do ta presë Drenicën në stadiumin e qytetit në […]

Ndeshjet do të jenë tejet interesante pasi që do të luhet për ti ikur barazhit dhe për te mbetur edhe për një sezon në Superligë, përcjell KosovaPress.

Gjilani do ta presë Drenicën në stadiumin e qytetit në Gjilan. Gjilani i cili është i rrezikuar që të mbetet në barazh pasi ka vetëm dy pikë më pak se skuadra e Vëllaznimit e cila momentalisht gjendet në pozitën që dërgon në barazh, do të kërkojë fitore ndaj skuadrës së Drenicës e cila ka dy pikë më shumë, por që matematikisht edhe Drenicakët rrezikojnë ende të mbesin bë barazh.

Ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në Drenas, ku skuadra e cila sezonet e më parshme luftonte për titull tanimë po lufton për ti ikur barazhit dhe kjo skuadër është skuadra e Feronikeli e cila do të ndeshet me gjakovarët e Vëllaznimit, të cilët pas ardhjes së trajnerit Gani Sejdiu nuk din për humbje, ndërsa Feronikeli ende nuk e ka shijuar fitoren me trajnerin Starova.

Mbetet të shihet se cilat skuadra do të rrezikojnë më shumë për te mbetur në barazh pas kësaj xhiroje, por një gjë është e sigurt se këto ndeshje do të luftohet me mish e shpirt nga të gjitha skuadrat.

Të dyja ndeshjet e sotme fillojnë nga ora 16:00.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova