Miratohet në parim projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, me gjithë debatin e gjatë nga deputetët, është miratuar me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka quajtur këtë projektligj të […]
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka quajtur këtë projektligj të një rëndësie të veçantë.
Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kosovës i duhet një kod pensional tre shtyllës, e jo trajtim i veçantë i secilës kategori me ligje të veçanta.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se dëshiron që ky ligj të jetë i fundit ku qeveritë dhe ish kryeministrat apo edhe kryeministrat e ardhshëm bëjnë foto sa për të thënë dhe i keqpërdorin sindikatat.
Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, ka thënë se punëtorët e arsimit në periudhën e viteve 1989-99, kanë marrë paga, dhe ato mjete janë siguruar nga diaspora dhe familjet në Kosovë rreth 150 milionë marka.
Deputeti nga PDK, Zenun Pajaziti, ka thënë se ky projektligj është shumë mirë që më në fund po trajtohet.
Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se me vëmendje e ka ndjek debatin për punonjësit e arsimit, dhe vlerëson lartë kontributin e punonjësve të arsimit.












