E kishte premtuar edhe në vitin 2010, e thotë edhe sot: Lëvizim pa viza brenda vitit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një nga kriteret kyçe për liberalizimin e vizave. “Kosova ka qenë vend me fat që sistemin e drejtësisë kanë udhëhequr autoritetet e OKB-së pastaj misioni dhe rendi i ligjit evropian, EULEX-i. Në kuadër të kësaj, Kosova ka arritur rezultate […]
“Kosova ka qenë vend me fat që sistemin e drejtësisë kanë udhëhequr autoritetet e OKB-së pastaj misioni dhe rendi i ligjit evropian, EULEX-i. Në kuadër të kësaj, Kosova ka arritur rezultate të prekshme në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“Në takimin në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në takimet me Federica Mogherinin dhe komisionerin, Johannes Hahn në bisedën e fundit që e zhvillova një ditë para takimit me kancelaren Merkel, është vlerësim i përgjithshëm, të gjithë janë të impresionuar me arritjet e drejtësisë kosovare”.
Thaçi në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se Kosova qëndron shumë më mirë në këtë fushë, nëse krahasohet me vendet në rajon si Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria.
I pari i vendit është shprehur shumë optimist se kosovarët do të lëvizin pa viza gjatë këtij viti.
“Në 95 kritere që I janë kërkuar Kosovës për vizat, duke përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova i ka implementuar”.
Ai ka thënë se gjatë këtij viti Kosova do të merr liberalizimin e vizave. Mirëpo këtë gjë Thaçi e ka premtuar edhe në vitin 2010, kohë kur ishte kryeministër i Kosovës. Atë kohë kishte thënë se brenda 13 muajve, kosovarët do të lëviznin pa viza.
“Në qershor do të del rekomandimi derisa qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda vitit”.
“Në BE por edhe kryeqytetet si Berlini dihet se kjo çështje e vonuar. BE do të lëvizë me hapa konkret, në të ardhmen e afërt”.
“Një kryeqytet vetëm nuk e merr atë vendim, është proces i koordinuar i shteteve anëtare sepse vendimi duhet të jetë unik”.
“Shoh atmosferë të mirë, shoh optimizëm në të gjitha kryeqytetet”.












