‘Dialogu Serbi –Kosovë mund ta ketë fatin e dialogut Izrael- Palestinë’

‘Dialogu Serbi –Kosovë mund ta ketë fatin e dialogut Izrael- Palestinë’

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është vendimtar për stabilitetin e gjithë rajonit, ndërsa mosarritja e rezultatit në dialog krijon atmosferë mosbesimi në opinion, është vlerësuar sot në një takim në Beograd. Në konferencën „Ballkani Perëndimor në udhëkryqin gjeopolitik – ndërmjet problemeve të brendshme dhe integrimeve europaine“, përgatitur nga Qendra për politikë […]

Në konferencën „Ballkani Perëndimor në udhëkryqin gjeopolitik – ndërmjet problemeve të brendshme dhe integrimeve europaine“, përgatitur nga Qendra për politikë të jashtme në Beograd ka marrë pjesë publicisti Fahri Musliu, i cili një kohë të gjatë korrespondent nga Beogradi i disa medieve në Kosovë, transmeton Koha.

Ai ka thënë se dialogu i Serbisë me Kosovën është vendimtar për marrëdhëniet e serbëve dhe të shqiptarëve dhe për stabilitetin gjithë Ballkanit.

„Marrëdhëniet ndërmjet serbëve shqiptarëve vendosin për stabilitetin Ballkanit, pasi nëse nuk pajtohen këta dy popuj, nuk shoh kurrfarë perspektive”, citon beta të ketë thënë Musliu.

Sipas tij, dialogu nuk ka dhënë rezultatet e pritura dhe nëse vazhdohet kështu, dialogu do të ketë fatin e negociatave të Izraelit me Palestinën.

Gjatë vitit ë fundit po zhvillohet një retorikë agresive, e pashembullt për kohën kur bëhen përpjekje të gjendet zgjidhja, ka thënë Musliu duke shtuar se një pjesë e shtypit po hedh benzinë në zjarr.

Musliu i ak quajtur të papranueshëm përdorimin e termeve “institucione të përkohshme të Kosovës” ose edhe “e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës” në të cilën janë përfaqësuesit e serbëve.

„Situata krijon mosbesim në opinion dhe shtrohet pyetja pse dialogu nuk ka rezultate. Jemi të vetëdijshëm se pa zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk ka anëtarësim në BE. Rruga e Beogradit për në Bruksel, shpie nëpër Prishtinë dhe rruga e Prishtinës për në Bruksel shpie nëpër Beograd”, ka thënë Musliu.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik