Dado dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e dy fëmijëve

Dado dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e dy fëmijëve

Dado që kishte therur për vdekje dy fëmijë në banesën e tyre në New York, është dënuar me burg të përjetshëm. 56 vjeçarja Yoselyn Ortega, u përshkrua si “djall i pastër” nga gjyqtari, para se t’i shqiptohej dënimi maksimal, pa mundësi për falje. Trupat e përgjakur të dy fëmijëve, Krim, 6 vjeç, dhe vëllait të […]

Dado që kishte therur për vdekje dy fëmijë në banesën e tyre në New York, është dënuar me burg të përjetshëm.

56 vjeçarja Yoselyn Ortega, u përshkrua si “djall i pastër” nga gjyqtari, para se t’i shqiptohej dënimi maksimal, pa mundësi për falje.

Trupat e përgjakur të dy fëmijëve, Krim, 6 vjeç, dhe vëllait të saj, Leo, 2 vjeç, ishin gjetur nga nënë e tyre në vaskë, në tetor të vitit 2012.

Të hënën, Ortega dridhej teksa kërkonte falje para gjykatës për krimin e tmerrshëm.

“Më vjen keq për gjithçka”, tha ajo duke shtuar se shpreson që të arrijë një marrëveshje për t’u falur, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Gjatë gjykimit dy mujor te dados, nëna e fëmijëve kishte dëshmuar edhe për skenën e tentim vetëvrasjes së Ortegas.

“Vetëm dua që të zgjohem nga ky ankth, për të cilin e dija gjithmonë që nuk është ankth. Ishte e vërtetë”, ka thënë nënë e fëmijëve, duke e përshkruar skenën si një film horror.

Gjyqtarët kanë thënë se dado ishte e pakënaqur sepse ndjente që ishte duke punuar më shumë se që duhet për familjen, dhe gjithashtu ajo kishte probleme me pagesën e shkollimit për djalin e saj.

Mbrojtja e dados kanë thënë që ajo nuk është në gjendje stabile mendore, dhe si rrjedhojë nuk mund të bart përgjegjësinë për veprimin e saj. Avokati i saj ka deklaruar se ajo ka pasur halucinacione se djalli i ka kërkuar t’i vrasë fëmijët dhe veten.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj