Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit: Shtetet anëtare të OKB-së duhet të njohin të vërtetën

Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit: Shtetet anëtare të OKB-së duhet të njohin të vërtetën

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë që ajo është në këtë mbledhje për të u rikujtuar të gjithë shteteve të OKB-së, vuajtjet që ka kaluar Kosova gjatë luftës. “Ne kemi kaluar nëpër shumë gjëra duke filluar që nga shtypja sistematike e të […]

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë që ajo është në këtë mbledhje për të u rikujtuar të gjithë shteteve të OKB-së, vuajtjet që ka kaluar Kosova gjatë luftës.

“Ne kemi kaluar nëpër shumë gjëra duke filluar që nga shtypja sistematike e të drejtave të njeriut, por përkundër rrethanave të këqija ne kurrë nuk jemi dorëzuar me shpresë ja kemi dalur që të vazhdojmë. Në Kosovë çdo ditë ka përkujtime, çdo ditë një memorial i ri hapet, njerëzit janë të bashkuar në përkujtimin e sakrificës së të rënëve”, tha Çitaku.

Sipas saj gjenerata e këtij viti është e vetmja gjeneratë që nuk i ka përjetuar tmerret e luftës.

“Këtë vit përafërsisht 30 mijë kosovar diplomojnë nga Universitetet dhe do të jenë gjenerata e parë që nuk kanë përjetuar tmerret e luftës, ata janë brezi i parë që janë rritur pa ditur frikën e shtypjes dhe pa qenë të frikësuar nga lufta. Ata nuk kanë frik sepse liria është e vetmja që ata e dinë dhe të lirë do të mbesin gjithnjë”, theksoi ajo.

Ajo në fjalimin e saj ua rikujtoi shteteve të OKB-së përshirë edhe Serbinë, se tmerret që ka kaluar Kosova gjatë luftës së fundit janë e vërteta e vetme, dhe çfarëdo tentative për ndryshim të këtij realiteti, është vetëm një përpjekje e rrejshme.

“E vërteta dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen me përpjekje të rrejshme. Unë ndjehem e detyruar që të ju rikujtoj të gjithëve vuajtjet e popullit të Kosovës. Kjo është e vetmja e vërtetë dhe do të vazhdoj ta përsërisë dhe është koha që kjo të përfundoj më. Shtetet anëtare të OKB-së duhet të njohin të vërtetën”, tha ajo.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik