Çfarë përjeton trupi gjatë agjërimit: Flet nutricionisti Agron Rexhepi (Video)

Çfarë përjeton trupi gjatë agjërimit: Flet nutricionisti Agron Rexhepi (Video)

Agjërimi i muajit të Ramazanit, respektivisht abstenimi nga ushqimet dhe pijet, sjellë me vete një mori efektesh pozitive shëndetësore. Nutricionisti, doktor Agron Rexhepi ka sqaruar për Telegrafin se agjërimi i llojit që e praktikojnë besimtarët myslimanë, është rruga më e suksesshme për arritjen e ekuilibrimit fizik dhe shpirtëror të njeriut. Rexhepi ka thënë se hulumtimet […]

Nutricionisti, doktor Agron Rexhepi ka sqaruar për Telegrafin se agjërimi i llojit që e praktikojnë besimtarët myslimanë, është rruga më e suksesshme për arritjen e ekuilibrimit fizik dhe shpirtëror të njeriut.

Rexhepi ka thënë se hulumtimet shkencore tregojnë se ky abstenim nga ushqimet dhe pijet gjatë kësaj periudhë të vitit, ndihmon personat e prekur me depresion dhe probleme tjera psikike.

“Ndihmon personat që janë të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Nëse përcjellët ky agjërim, rezulton se 13 deri në 14 mijë herë më pak punon zemra e njeriut gjatë ditës, ndodhë detoksifikimi i trupit nga helmet që janë mbledhur në brendinë tonë”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, agjërimi i këtij lloji është njëra prej dietave më të mira që ndihmon humbjen e peshës.

Nutricionisti Agron Rexhepi ka treguar se ai edhe pas Ramazanit, e praktikon agjërimin, duke përmendur se është vërtetuar se agjërimi i dy ditëve gjatë javës, është shumë pozitiv për trupin. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2192858417397189/

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve