Brenda muajit Ministria e Kulturës bartet në qytetin e Prizrenit

Brenda muajit Ministria e Kulturës bartet në qytetin e Prizrenit

Qysh në fushatën zgjedhore te vitit të kaluar ishte premtuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të shpërngulet në qytetin e Prizrenit. Siç duket, ky premtim shumë shpejt do të bëhet realitet. Kjo për arsye se Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar kërkesën e MKRS-së për zhvendosjen e një pjese të stafit në […]

Siç duket, ky premtim shumë shpejt do të bëhet realitet.

Kjo për arsye se Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar kërkesën e MKRS-së për zhvendosjen e një pjese të stafit në ndërtesën e ish Rektoratit të Universitetit të Prizrenit dhe në ndërtesën e xhandarmërisë.

Samir Hoxha nga MKRS, ka thënë se ky proces është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.

“Procesi i zhvendosjes se një pjese të MKRS-së në qytetin e Prizrenit po ecën sipas dinamikës së paraparë. Ne tani kemi një vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit i cili ka miratuar kërkesën e MKRS-së për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave për nevojat e MKRS-së”, tha Hoxha.

Ai po ashtu ka treguar se më së largu deri në fund të këtij muaji, një pjesë e stafit të MKRS-së do të zhvendosen në objektin e ish Rektoratit.

“Tek ndërtesa e ish Rektoratit të Universitetit të Prizrenit më së largu deri në fund të këtij muaji do fillojë procesi i bartjes së një pjesë të stafit pasi që kushtet infrastrukturore janë të përshtatshme për punë, ndërsa tek ndërtesa e ish xhandarmerisë ekzistojnë disa probleme të natyrës pronësore me ç’rast mbetet nën përgjegjësinë e autoriteteve te Komunës së Prizrenit që t’i zgjidhin ato”, përfundoi Hoxha./indeksonline/

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj