Basha: Ministri Xhafaj të largohet menjëherë, t’i nënshtrohet ligjit antimafia

Pas takimit me aleatët, kreu i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, duke thënë se të gjithë shqiptarët presin largimin e ministrit Xhafaj. “Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin […]
Pas takimit me aleatët, kreu i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, duke thënë se të gjithë shqiptarët presin largimin e ministrit Xhafaj.
“Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia”, tha Basha.
Basha u shpreh se Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike. Ai thotë se ministri ndihmoi vëllain e tij “t’i shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës siç e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët”.
Basha thekson se “Fatmir Xhafaj është rasti i vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia”.












