Banorët e Kaçanikut protestojnë nesër, japin ultimatum për ministrin Pal Lekaj

Bllokimi i magjistrales Kaçanik-Shkup ka bërë që banorët e asaj pjese të organizojnë një protestë e cila do të mbahet nesër në orën 14:00. Në këtë protestë janë ftuar të gjithë banorët e fshatrave të cilët janë bllokuar, dhe nuk kanë një rrugë alternative për t’u kyçur në qytet, shkruan Periskopi. Protestuesit kanë kërkuar që […]
Bllokimi i magjistrales Kaçanik-Shkup ka bërë që banorët e asaj pjese të organizojnë një protestë e cila do të mbahet nesër në orën 14:00.
Në këtë protestë janë ftuar të gjithë banorët e fshatrave të cilët janë bllokuar, dhe nuk kanë një rrugë alternative për t’u kyçur në qytet, shkruan Periskopi.
Protestuesit kanë kërkuar që rruga alternative Kotline-Ivaj të rregullohet nesër deri në orën 14:00, kanë dhënë ultimatum për Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj, se do të largojnë me forcë rampat e vendosura në magjistrale për bllokimin e rrugës.
Njoftimi për protest është publikuar nga faqja e qytetit të Hanit të Elezit./Periskopi/












