Aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve që gjuajtën me armë në odën e Fatmir Limajt

Aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve që gjuajtën me armë në odën e Fatmir Limajt

  Ramush Haradinajt po i shtohen ministrat që kanë aktakuza. I fundit është zëvendësi i tij, Dardan Gashi, i cili mban edhe pozitën e Ministrit të Diasporës dhe Investimeve. Pos tij, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj pesë personave të tjerë. Në aktakuzë janë edhe Sami Lushtaku e Endrit Shala. Ngritjen e aktakuzës ndaj zyrtarëve […]

 

Ramush Haradinajt po i shtohen ministrat që kanë aktakuza. I fundit është zëvendësi i tij, Dardan Gashi, i cili mban edhe pozitën e Ministrit të Diasporës dhe Investimeve. Pos tij, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj pesë personave të tjerë. Në aktakuzë janë edhe Sami Lushtaku e Endrit Shala.

Ngritjen e aktakuzës ndaj zyrtarëve të Shtetit që gjuajtën me armë në odën e Limajt e ka konfirmuar prokurori, Ismet Tofaj.

“Është ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave”, ka thënë Tofaj, për  Express.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë nuk ka pranuar të japë detaje të tjera duke përsëritur se aktakuza është ngritur për gjashtë persona të përfshirë në gjuajtje me armë në Banjë të Malishevës.

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ish-Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Endrit Shala ishin xhiruar teksa kishin gjuajtur me armë në ditën kur Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat sa ishte Ministër i Transportit.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës, kishte arsyetuar zyrtarët e Shtetit që kishin gjuajtur me armë. Krejt këtë e kishte ndërlidhur me traditën e shqiptarëve.

Ndërkohë, vetëm këtë vit nga plumbat qorr kanë humbur jetën katër qytetarë të Kosovës.

Pas publikimit të xhirimeve ku shihen zyrtarët duke gjuajtur me armë nga dritarja e odës së LImajve, Dardan Gashi kishte thënë se ka gjuajtur me armë. Por, kishte thënë se nuk i kujtohet ku dhe për çfarë arsye.

Ndërkohë, edhe Sami Lushtaku kishte pranuar se ka gjuajtur me armë. Por, ka thënë se arma ishte joreale dhe me gaz.

Pas publikimit të pamjeve ku shihen zyrtarët e shtetit duke gjuajtur me armë kishin nisur hetimet. Policia kishte marrë në pyetje të dyshuarit, ndërkohë, pesë muaj më vonë rezultoi me aktakuzë.

Përpos tre zyrtarëve të Shtetit, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj tre personave të tjerë.

Prokurori nuk i ka dhënë emrat e gjithë të akuzuarve.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit