31 vjeçari nga Mitrovica dyshohet se u vetëvra, familjarët në gjendje të rëndë

31 vjeçari nga Mitrovica dyshohet se u vetëvra, familjarët në gjendje të rëndë

  Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Diar Xhema, 31 vjeçar, u gjend i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë. Vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë, mirëpo hetimet e para thonë se Xhema u vetëvra. I ndjeri punonte në argjendarinë e familjes së tij, ndërsa nuk dihen motivet që […]

 

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Diar Xhema, 31 vjeçar, u gjend i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë. Vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë, mirëpo hetimet e para thonë se Xhema u vetëvra. I ndjeri punonte në argjendarinë e familjes së tij, ndërsa nuk dihen motivet që e çuan atë të kryente këtë akt.

Te dera e shtëpisë familja kishte vendosur karrikën për të pame.

Familjarët nuk kanë treguar nëse Diari ka pasur ndonjë problem, ose nëse ka vuajtur nga depresioni.

Vajza e hallës së Diarit tha shkurt se familja ka vendosur të mos prononcohet për media dhe rastin e tij e kanë lënë në dorë të organeve kompetente.

“Familjarët janë të shqetësuar, nuk janë në gjendje me fol për këtë situatë. Janë  organet kompetente që merren me këtë punë”, tha ajo.

Saipas saj, babai i Diarit është shqetësuar shumë dhe është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës po merret me sqarimin e rrethanave që mund ta kenë shtyrë Diarin deri të vetëvrasja.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Express se një person me inicialet D.XH., 31 vjeç nga Mitrovica, është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën “ Gani Musa”.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.

Dyshimet e para tregojnë se viktima është vetëvrarë me litar.

Së fundmi rastet e vetëvrasjeve janë rritur në Kosovë dhe Komuna e Gjakovës po del të jetë më e prekur nga kjo dukuri. Ende nuk dihet numri i saktë i vetëvrasjeve për katër mujorin e parë të këtij viti në Kosovë, pasi fillimisht ato cilësohen si “vdekje e dyshimtë” dhe më pas konstatohen si vetëvrasje apo vdekje të natyrshme.

Motivet dhe rrethanat në të cilat janë kryer këto vetëvrasje janë të ndryshme.

Sidoqoftë, statistikat e policisë tregojnë se viti që ka pasur më së shumti vetëvrasje në tërë Kosovën është 2014-ta, me gjithsej 77.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik