Zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme

Zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme

  Zgjedhjet e parakohshme parlamentare shihen të pashmangshme pasi koalicioni qeverisës tashmë nuk e ka shumicën në Kuvend, ndërkohë që asnjë parti politike parlamentare nuk ka ambicie për t’iu bashkuar qeverisë “Haradinaj”. Pas situatës së fundit të krijuar, ku Lista Serbe u largua përfundimisht nga Qeveria, funksionimi i koalicionit qeverisës nuk do të jetë aspak […]

 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare shihen të pashmangshme pasi koalicioni qeverisës tashmë nuk e ka shumicën në Kuvend, ndërkohë që asnjë parti politike parlamentare nuk ka ambicie për t’iu bashkuar qeverisë “Haradinaj”.

Pas situatës së fundit të krijuar, ku Lista Serbe u largua përfundimisht nga Qeveria, funksionimi i koalicionit qeverisës nuk do të jetë aspak i lehtë. Kështu së paku konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Megjithatë, përfaqësues të pushtetit shprehen të vendosur se largimi i Listës Serbe nuk do ta vështirësojë punën e koalicionit, ani pse në Parlament koalicioni ka mbetur me vetëm 53 deputetë.

Sipas zyrtarëve të pozitës, në ditët në vijim mund të ketë edhe ndonjë ndryshim në qeverisje, shkruan më tutje “Zëri”.

Por pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Falmur Sefajt, i cili vjen nga AKR-ja, ky subjekt ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë vendim nëse do të vazhdojë të qëndrojë apo jo në qeverisje.

E përderisa LVV-ja ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e agjendës së Listës Serbe qoftë edhe për rrëzimin e Qeverisë, nga LDK-ja kanë thënë se këtë javë do të dalin me qëndrimin e tyre se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

 

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten