Vjen reagimi i parë nga regjimi i Assadit, pas bombardimeve të SHBA’së në Siri

Ministria e Jashtme e Sirisë ka reaguar pas bombardimeve të SHBA’së, Britanisë dhe Francës – shkruan Periskopi. Regjimi i Assadit ka insistuar se sulmet që ndodhën ndaj caqeve të tyre nuk do ta dobësojnë ushtrinë siriane. Ata thonë se janë të vendosur të mposhtin militantët dhe të rivendosin kontrollin në gjithë vendin. Regjimi i presidentit […]
Regjimi i Assadit ka insistuar se sulmet që ndodhën ndaj caqeve të tyre nuk do ta dobësojnë ushtrinë siriane.
Ata thonë se janë të vendosur të mposhtin militantët dhe të rivendosin kontrollin në gjithë vendin.
Regjimi i presidentit sirian ka paralajmërim tensionim të situatës në Siri, pas bombardimeve për të cilat thonë se kanë kërcënuar sigurinë ndërkombëtare.
Sulmet e SHBA’së, Britanisë dhe Francës janë cilësuar si ‘agresion brutal e barbar’./Periskopi











