Trump e fton Putinin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar që të mbajë një takim në Ëashington me presidentin rus, Vladimir Putin. Mediat ruse shkruajnë se këtë ftesë, Trump ia ka bërë Putinit gjatë një telefonate që kanë zhvilluar. Këshilltari i Putinit, Yury Ushakov, e ka konfirmuar ftesën për Russia Today, shkruan Periskopi. “Kur kanë biseduar në telefon të […]
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar që të mbajë një takim në Ëashington me presidentin rus, Vladimir Putin.
Mediat ruse shkruajnë se këtë ftesë, Trump ia ka bërë Putinit gjatë një telefonate që kanë zhvilluar.
Këshilltari i Putinit, Yury Ushakov, e ka konfirmuar ftesën për Russia Today, shkruan Periskopi.
“Kur kanë biseduar në telefon të dy presidentët, kanë propozuar që takimi të zhvillohet në Ëashington, ka thënë ai.
Ai ka nënvizuar se ka qenë idea e presidentit amerikan për takim.
Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë nismë zyrtare lidhur me këtë ftesë që prej kur dyshja kanë biseduar në telefon më 20 mars./Periskopi/












